PS reagon për aksidentet: Në vend mungon siguria e jetës
Nëpërmjet një deklarate për shtyp, deputetja Mimi Kodheli deklaroi se qeveria ka lejuar punimet në disa arterie kyçe të rrugëve të vendit, duke vështirësuar lëvizjen dhe krijuar premisat për aksidente.
"Segmente si Durrës-Kavajë, Ballsh-Tepelenë, apo Gjirokastër-Sarandë, në këtë kohë kanë lëvizjen e tyre më të ngjeshur dhe punimet duhet të ishin përshpejtuar më parë", deklaroi Kodheli.
“Siguria e jetës në Shqipëri mungon, ndërkohë që qeveria duhet ta kuptojë se realiteti i turizmit shqiptar, krahasuar me vitet e shkuara apo me vendet e tjera fqinjë, lë për të dëshiruar", reagoi deputetja socialiste pas mbledhjes së Qeverisë, ku kryeministri Berisha theksoi se ky vit po shënon rekord për turizmin shqiptar.