E Diel, 1 Nëntor 2026

Rusi-Gjeorgji, rifillojnë fluturimet pas mëse 2 vjetësh

Kompania ajrore ruse “Sibir” njoftoi se ka marrë lejen nga autoritetet ruse dhe gjeorgjiane për të rifilluar fluturimet rutinë. Fluturimi i parë është parashikuar më 23 gusht. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe kompania gjeorgjiane “Georgia Airways”.

Sipas njoftimeve të sotme nga agjencitë e lajmeve, të dyja kompanitë kanë në program tre fluturime në javë. Deri sot ishin autorizuar vetëm fluturime ‘charter’ me rastin e festave të Pashkëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›