E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta në oqean: Shtëpia e Bardhë optimiste, ekspertët jo

Një pohim i tillë erdhi sot nga një grup ekspertësh, duke vënë në pikëpyetje vlerësimin shumë optimist të qeverisë amerikane. Në raportin e tyre të publikuar më 4 gusht, autoritetet amerikane deklaronin se 74 për qind e 4,9 milionë fuçive të naftës që u derdhën në oqean pas shkatërrimit të pusit në datat 20 prill - 15 korrik, ishin eliminuar.

“Pjesa më e madhe e naftës së derdhur në det, pas shkatërrimit të platformës naftënxjerrëse të BP, ka avulluar, është djegur, rikuperuar apo shpërbërë në det ...”, shkruante po ashtu zyra e Administrimit Kombëtar Oqeanik dhe Atmosferik (NOAA) në faqen e saj të internetit.

Por shifrat me të cilat kanë punuar pesë ekspertë të universitetit të Xhorxhias bien në kontradiktë me këtë optimizëm. “Kemi rianalizuar raportin qeveritar federal dhe ripërllogaritur sasinë e naftës që mund të gjendjet ende në oqean. Sipas këtyre llogarive mund të jetë rreth 70 për qind sasia për të cilën flitet”, u shpreh për AFP çarls Hopkinson, një nga ekspertët e raportit të ri.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›