PS reagon per energjine dhe SHISH
11/03/2010 Fatura energjisë
Braçe: Vazhdon abuzimi dhe vjedhja në kurriz të konsumatorit
Faturat e energjisë elektrike risillen sërish në vëmendje nga përfaqësuesit socialistë. Deputeti i PS-së, Erion Braçe, gjatë një konference për shtyp iu referua pikërisht faturave për muajin shkurt ku nënvizoi abuzimet në kurriz të konsumatorit shqiptar. “Fatura e dytë e energjisë, tashmë konfirmon publikisht vjedhjen ndaj 1 milion konsumatorëve shqiptarë, përmes çmimit të rritur të energjisë, me fuqi ligjore vetëm në janar, por faturuar që në dhjetor, po harrohet dhe nuk po kompensohet. Pra, fatura e shkurtit nuk ka kthyer mbrapsht asnjë qindarkë të vjedhur në muajin janar”. Njëkohësisht, sipas tij, konfirmohet se rritja e çmimit të energjisë elektrike ka sjellë si pasojë, rritje të vlerës së faturës së energjisë me gati 30-40%, pra, çdo familje po paguan prej dy muajsh 30-40% para më shumë për të njëjtën sasi energjie të konsumuar. Madje, deputeti socialist konstatoi se kjo rritje është shumë më e madhe se inflacioni 4.4%, apo dhe se rritja e çmimit të energjisë prej 13%. Ndërkohë që po në këtë linjë, Braçe deklaroi se dhe faturat e reja të muajit shkurt, janë edhe më të mëdha në vlerë parash se ato të janarit. Për këtë arsye ai drejtoi një thirrje për të gjithë qytetarët shqiptarë. “Në Greqi njerëzit janë në rrugë se po humbin pagën dhe pensionin e 14-të, kurse në Shqipëri qytetarët, përmes zhvlerësimit të lekut, inflacionit real, po humbin pagën dhe pensionin e 9-të, duke grabitur në ekstrem paratë e familjes. Kush mendon se kur del në rrugë i shërben partisë së tij gabon; duhet dalë në rrugë për ti dalë zot familjes së tij”, u shpreh Braçe.
Ligji për SHISH
Gjoni: Berisha të heqë dorë nga skenari antidemokratik
Partia Socialiste i drejtoi një tjetër apel qeverisë “Berisha” lidhur me ndryshimet në ligjin për Shërbimin Informativ Shtetëror. Sipas deputetit të kësaj partie, Ilir Gjoni, për reformimin e shërbimeve të inteligjencës në një shtet demokratik është e domosdoshme që të aprovohet një strukturë ligjore e saktë dhe e hollësishme për veprimtarinë e tyre. Për këtë arsye, Gjoni vlerësoi se “shurdhëria e qëllimtë e Berishës dhe deputetëve të tij ndaj apelit të opozitës dhe mbi të gjitha partnerëve ndërkombëtarë është me pasoja të rënda për funksionimin demokratik të këtij institucioni, i cili edhe më parë ka qenë viktimë e keqpërdorimit politik nga ana e Sali Berishës”. Për socialistë çdo ndryshim apo ndërhyrje duhet të bëhet me një diskutim publik dhe me pjesëmarrjen e shumë aktorëve. “Diskutimi publik i rolit të inteligjencës dhe pastaj i marrjes së nismave për përgatitjen e ligjit ose edhe për ndërhyrjen në të në një demokraci të re, të pakonsoliduar si kjo e jona shërben për një numër të rëndësishëm qëllimesh siç është largimi i çdo misteri për shërbimet e inteligjencës, si dhe lejon pjesën tjetër të shoqërisë që nuk është pjesë e këtij komuniteti (shërbimi), të vlerësojnë në mënyrë më realiste nevojën dhe vlerat që ka inteligjenca për vendin”, u shpreh Gjoni. Po kështu, sipas tij, kjo do të sillte krijimin e mundësive ligjore për civilët (edhe në sferën politike) që të kenë njohjen për ta drejtuar dhe kontrolluar, si dhe ushtrimin e presionit demokratik mbi qeverinë që veprimtaria e shërbimeve të inteligjencës të jetë sa më transparente dhe brenda kuadrit demokratik të shtetit ligjor.