Kapet me armë, arrestohet i riu
11/03/2010 Me 2 pistoleta në brez
SHKODER- Blutë e Shkodrës kanë kryer arrestimin e një të riu, për të cilin kishin informacion se kishte armë zjarri me vete. Sipas burimeve zyrtare policore, nën pranga ka rënë shtetasi 21-vjeçar Ender H., banues në lagjen “Tre Heronjtë”, të qytetit Shkodër. Të njëjtat burime zyrtare sqarojnë se arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur lagja “Skënderbeg”, pranë ish- Fabrikës së Miellit në qytetin e Shkodrës, është kapur në flagrancë nga punonjësit e patrullës së përgjithshme të policisë me dy armë zjarri pistoletë, një tip “ZASTAVA” dhe arma tjetër me mbishkrimin “SLAVIA”. Nga ana e policisë u kryen veprimet e duhura procedurale dhe u bë sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i dy armëve të zjarrit, të cilat ky shtetas i mbante pa leje. Strukturat përkatëse policore po hetojnë për gjetjen e burimit nga i kishte marrë këto armë shtetasi në fjalë, si dhe destinacionin që ato kishin. Materialet në ngarkim të shtetasit të arrestuar iu kaluan dhe Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme. V. Abdyli