PS refuzon pjesëmarrjen në komisionin hetimor
23/03/2010 Flet Sekretarja për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Arta Dade
“Nuk tërhiqemi nga transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit”
Partia Socialiste, ashtu siç ka bojkotuar deri më sot punimet e Kuvendit dhe të komisioneve të përhershme parlamentare, njësoj do të veprojë edhe me komisionin e përkohshëm hetimor për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sekretarja për marrëdhënie ndërkombëtare në këtë parti, Arta Dade, gjatë një komunikimi me mediet ka rideklaruar nga foltorja e selisë rozë se PS-ja refuzon pjesëmarrjen në komisionin hetimor. Sipas saj, komisioni hetimor i ngritur nga mazhoranca është në shkelje të ligjit dhe e bën të pakuptimtë hetimin, pasi hajduti dhe gjykatësi janë një. “Partia Socialiste e refuzon këtë komision hetimor si një komision të ngritur me shkelje flagrante të ligjit dhe, si i tillë, ai jo vetëm nuk mund të hetojë zgjedhjet e 28 qershorit, por përbën në vetvete objekt hetimi. Në shkelje flagrante të Rregullores, me forcën e kartonit kjo mazhorancë vendosi që hetimin e Ruzhdies ta shndërrojë në një Ruzhdie tjetër, këtë herë parlamentare, ku i pandehuri heton vetveten, ku i akuzuari bën hetuesin, prokurorin e gjykatësin, vendos rregullat e lojës, vendos se çfarë do të hetojë e çfarë jo. Ky veprim i Sali Berishës jo vetëm nuk e zgjidhi krizën, por me guximin për të vjedhur votat e opozitës aty në Parlament e thelloi atë edhe më tej”, - tha Dade në deklaratën e saj. Partia Socialiste është e vendosur në kërkesën për hetimin e zgjedhjeve. Ajo shprehu vendosmërinë me të cilën selia rozë do të kërkojë me çdo mjet ligjor të fitojë të drejtën për hetimin e plotë të zgjedhjeve. “Ne do të përdorim çdo mjet demokratik, përfshirë protestat dhe manifestimet masive për të arritur një të drejtë kushtetuese dhe ligjore: atë të hetimit të plotë të zgjedhjeve në funksion të transparencës dhe shpëtimit të procesit të ardhshëm zgjedhor nga korrupsioni elektoral”, - nënvizoi përfaqësuesja e lartë e PS-së. Dy seancat e fundit parlamentare të Parlamentit, të cilat kishin si qëllim gjetjen e një kompromisi, në fakt rezultuan të dështuara dhe për këtë Dade akuzon të mënyrë të drejtpërdrejtë kryeministrin Sali Berisha. “Ofertat serioze të kompromisit u hodhën poshtë me arrogancë e papërgjegjshmëri nga kryeministri e mazhoranca e Ruzhdies, çka e zhveshi Kuvendin e Shqipërisë edhe nga ajo fasadë e brishtë legjitimiteti që i kishte mbetur dhe i tregoi botës mbarë fytyrën e tij të vërtetë: të korruptuar, ilegjitime, antidemokratike. Të premten Sali Berisha nuk u tall vetëm me shqiptarët, por dhe me partnerët tanë ndërkombëtarë”, - u shpreh ajo. Partia më e madhe në opozitë ka të drejtën e përfaqësimit në komisionin hetimor parlamentar me shtatë anëtarë dhe si nismëtare ka të drejtë ta kryesojë këtë komision. Pjesa tjetër, shumica e komisionit dhe nënkryetari, i përket mazhorancës.