Rrëshqitja e tokës, bllokon komunën Zavalinë
23/03/2010 Banorët mbeten pa ushqime dhe gjërat e përditshme
Apel për ndihmë, komuna tërësisht e izoluar
ELBASAN- Rrëshqitja e vazhdueshme ka përfshirë rrugën nacionale që të çon në Zavalinë duke izoluar të gjithë zonën. Në vendin e ngjarjes ka qenë kryetari i komunës Gjinar, pjesë e të cilës është rruga e rrëshqitur që tashmë nuk mund të kalohet nga mjetet. Banorët janë të detyruar të ndalojnë në këtë zonë të rrëshqitshme, të mbajnë me krahë ushqimet dhe produktet e tjera për t’i kaluar në anën tjetër, pasi rruga mund të kalohet vetëm me këmbë. Kryetari i komunës Gani Hida thotë se kërkohet një ndërhyrje për të bërë të mundur hapjen e rrugës, por edhe një projekt me kosto ekonomike për të ndërtuar këtë pjesë të rrugës. Ai ka kërkuar ndërhyrjen e mjeteve të ndërmarrjes dhe ndihmën e prefekturës për të bërë të mundur që zona e Zavalinës të shpëtojë nga izolimi. Në rrëshqitje është përfshirë edhe një kabinë elektrike duke lënë pa energji disa lagje në komunë. Prej disa javësh rreth 2500 familje të Zavalinës dhe Kodovjatit nuk kanë një komunikim automobilistik me qytetin e Elbasanit. Banorët presin ndërhyrjen e shtetit për hapjen e rrugës së vetme që i lidh me zonën tjetër.