“Ngrohen” marrëdhëniet UV-MASH
23/03/2010 Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, në Vlorë në konferencën shkencore, nderohet “Mik i Universitetit”
Rektori Tanush Shaskaj rendit kërkesat: Duam autonomi, përmirësim të legjislacionit dhe lehtësira fiskale
VLORE- Ministri i Arsimit dhe Shkencës, prof. Myqerem Tafaj, ka qenë pjesëmarrës në konferencën shkencore të organizuar nga ana e rektoratit të universitetit “Ismail Qemali” të Vlorës, me temë “Karta e Bolonjës dhe Universiteti i Vlorës”. Referati i parë në këtë konferencë u mbajt nga rektori i UV-së, Tanush Shaska, i cili në fjalën e tij renditi arritjet e deritanishme në UV dhe reformat e ndërmarra nga ky institucion i arsimit të lartë në Vlorës, për implementimin e Kartës së Bolonjës, por edhe në rritjen e cilësisë dhe standardeve shkencore e akademike në këtë universitet. Në fjalën e tij Shaska renditi arritjet në programet akademike e kurikulat e reja, të cilat nuk ishin azhornuar prej kohësh, cilësinë e diplomave dhe studentëve që dalin nga auditorët e UV-së, për të cilët ai deklaroi se cilësisht janë rritur ndjeshëm, duke pasur parasysh edhe rezultatet e semestrit të parë akademik në këtë vit.
Kërkesat
Rektori i UV-së, Tanush Shaska, theksoi rëndësinë e pranimeve në këtë universitet, duke kërkuar që pranimet të bëhen në bazë të arritjeve akademike të studentëve, por që edhe studentët të kenë mundësi të ndërrojnë degë, pas vitit të parë apo të dytë në UV-së, me qëllim dhënien e mundësisë për studentët që të diplomohen në degën ku ata mund të japin më shumë, e jo ku janë kualifikuar në fillimin e pranimit në universitet. Shaska theksoi gjithashtu se kërkimi dhe aktiviteti shkencor janë prioritete të UV-së, duke renditur një sërë konferencash shkencore, kryesisht ndërkombëtare, ku kanë qenë e do të jenë pjesëmarrës në të ardhmen pedagogë e studentë të UV-së. Këtu Shaska tërhoqi vëmendjen në legjislacion, sipas të cilit duhet ndryshuar, që të krijohet mundësia e financimit të pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare shkencore të studentëve të UV-së, pasi deri tani ligji, tha ai, këto i parashikon vetëm për delegacione diplomatike.
Duke ngelur te legjislacioni, ai deklaroi se duhen favorizuar universitetet në prokurime, pasi metoda e tenderimit me tre oferta pengon shpesh, i cili pengon edhe abonimin e universitetit në revista apo botime ndërkombëtare, pasoi duhen tre ofertat, që realisht në të tilla abonime janë unike. Shaska kërkoi gjithashtu heqjen e doganës për blerjet nga universiteti, për libra, pajisje kompjuterike, etj, të cilat tha ai, shpesh na kushtojnë shumë më shtrenjtë kur i blejmë brenda vendit. Shaska i mëshoi shumë edhe autonomisë dhe lirisë akademike, duke e cilësuar këtë si një nga kërkesat bazë të universitetit, që ky i fundit të zgjerohet dhe të zhvillohet nga pikëpamja shkencore.
Ministri Tafaj
Në përfundim të fjalës së tij, rektori i Universitetit të Vlorës shpalli ministrin e Arsimit dhe Shkencës prof. Myqerem Tafaj “Mik të Universitetit”, me motivacionin për kontribut e mbështetje të vazhdueshme të tij në favor të zhvillimit të këtij universiteti.
Në fjalën e tij përshëndetëse, ministri i Arsimit, Tafaj, falënderoi rektorin dhe stafin akademik të UV-së për mirënjohjen. Ai bëri komplimente për punën e deritanishme të këtij universiteti, të cilin e cilësoi të dytin apo të tretin nga madhësia në vend, ndërkohë me një rreze të gjerë veprimi në mbarë jugun e vendit.
“Universiteti i Vlorës është një qendër e fuqishme mësimore e shkencore në vend me epiqendër jugun e Shqipërisë”, - u shpreh Tafaj. Mandej ai përgëzoi dhe stafin akademik për punën e bërë deri më tani dhe theksoi liberalizmin e studimeve universitare, ku Vlora ka një peshë të konsiderueshme në vend.
“Qeveria është e vendosur të investojë për të rritur kapacitet universitare në vend, theksoi Ministri, dhe kjo garanton zhvillimin e shpejtë të autoritet universitar. Kërkon bashkëpunim ndërmjet arsimit publik e privat. Rritjen e konkurrencës me bazë cilësie dhe një arsim privat cilësor”. Ministri i Arsimit nënvizoi progresin e deritanishëm në Universitetit të Vlorës, me fokus shkencat teknologjike. Hapjen e degëve të reja në shkenca ekzakte dhe teknologjisë, që shkojnë në koherencë me zhvillim dhe prioritet që ka vendi. Ai inkurajoi dhe garantoi mbështetje personale, por edhe të MASH, për mastera e doktoratura edhe në degë të tjera pjesë e fakulteteve të këtij universiteti.
Ministri: Më shumë kurse kualifikimi
Kuotat do të shpalosin prioritetet e UV-së
VLORE- Kuotat dhe pranimet për vitin akademik 2010-2011 do të reflektojnë prioritet e vendosura nga UV, me qëllim që në pak vite ky universitet të shpalosë profilin e plotë teknologjik, u shpreh ministri i Arsimit Myqerem Tafaj. Ne tashmë kemi ndërmarrë promovimin e përshpejtuar për gradën “Doktor”, dhe të njëjtën gjë synojmë edhe për titujt “profesor i associuar” dhe “profesor”, sqaroi ministri, duke mundësuar kështu promovim të pedagogëve të rinj, që shoh që UV e ka realizuar dhe po realizon suksesshëm”, vijoi ai. Në përfundim të fjalës së tij ministri Tafaj dha disa sugjerime për Universitetin e Vlorës, me qëllim përdorimin e kapaciteteve të tij akademike për hapjen e kurseve afatshkurtra dhe afatgjata, për të rinj e të rritur, në sektorë të ndryshëm të teknologjisë, ku ka dhe kapacitet më të mira ky universitet. Kjo do të jetë mjaft kontribuese kryesisht në sektorin e administratës, u shpreh ministri, kurse dyvjeçare në degë të ndryshme të teknologjisë, por edhe shërbime të tjera, që plotësojnë kështu rolin e universitetit atë të mësuesit gjatë gjithë jetës. Sipas ministrit, kjo do t’i jepte dhe më shumë hapësira universitetit për të kualifikuar specialistë në fusha të ndryshme, si dhe do të ishte ndër më të kërkuarit në vend.
PRANIMET
Rektori i UV-së, Tanush Shaska, theksoi rëndësinë e pranimeve në këtë universitet, duke kërkuar që pranimet të bëhen në bazë të arritjeve akademike të studentëve, por që edhe studentët të kenë mundësi të ndërrojnë degë, pas vitit të parë apo të dytë në UV, me qëllim dhënien e mundësisë për studentët që të diplomohen në degën ku ata mund të japin më shumë, e jo ku janë kualifikuar.
LEGJISLACIONI
Rektori tërhoqi vëmendjen në legjislacion, sipas të cilit duhet ndryshuar, që të krijohet mundësia e financimit të pjesëmarrjes në konferenca ndërkombëtare shkencore të studentëve të UV-së, pasi deri tani ligji, tha ai, këto i parashikon vetëm për delegacione diplomatike. Ai deklaroi se duhen favorizuar universitetet në prokurime, pasi metoda e tenderimit me tre oferta pengon shpesh universitetin.
AUTONOMIA
U kërkua gjithashtu heqja e doganës për blerjet nga universiteti, për libra, pajisje kompjuterike, etj, të cilat tha ai, shpesh na kushtojnë shumë më shtrenjtë kur i blejmë brenda vendit. Shaska i mëshoi shumë edhe autonomisë dhe lirisë akademike, duke e cilësuar këtë si një nga kërkesat bazë të universitetit, që ky i fundit të zgjerohet dhe të zhvillohet nga pikëpamja shkencore.
MINISTRI
Ministri i Arsimit nënvizoi progresin e deritanishëm në Universitetit të Vlorës, me fokus shkencat teknologjike. Hapjen e degëve të reja në shkenca ekzakte dhe teknologjisë, që shkojnë në koherencë me zhvillim dhe prioritet që ka vendi. Ai inkurajoi dhe garantoi mbështetje personale, por edhe të MASH, për mastera e doktoratura edhe në degë të tjera të këtij universiteti.