E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Pas 23 qershorit, do mbjellim 1 milion peme Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama, prezantoi dje ne qytetin e Korces, programin per mjedisin, sportin dhe kulturen. Rama u shpreh se pas 23 qershorit, PS-ja do te sjelle nje model te ri te trajtimit te ambientit dhe kultures. Rama u shpreh se do te behet nderhyrje urgjente ne mjedis. “Sot ne Shqiperi dhe ne Korce deshmite jane rreqethese. Po sakatohen ne menyre barbare pyje te tere, nje thesar i tere i gjelber, nje lloj masakre qe s’ia ka bere asnje pushtues, as turqit, as fashistet as komunistet, kete qe po i bejne keta druvare te politikes se percarjes dhe sundimit me vota te vjedhura”, tha Rama. Ai u shpreh se PS do te mundesoje 1 milion peme ne territorin e Shqiperise, si dhe zhdukjen e mbetjeve plastike, si qeset, shishet e te tjera. “Ne jemi te vetedijshem, se situata eshte alarmante. Pas 23 qershorit PS ndermerr nje aksion per te mbjelle 1 milion peme ne territorin e Shqiperise. Nje aksion per te zhdukur nje lule kombetare qe eshte, shishja plastike, qesja, sendi plastik, qe ka mbuluar territore te tera. Ne duam t’i shpallim lufte kesaj luleje te vdekjes se mjedisit, ku pastertia si nje vlere dhe virtyt i tradites shqiptare te rifitoje terrenin e humbur”, tha ai. Kreu i PS-se ka akuzuar dhe Policine e Shtetit per incidentin e ndodhur gjate ndeshjes se Tiranes. “Te gjithe mesuan lajmin e djeshem, ate te rrahjes masive te sportdashesve te Tiranes, pasi ne stadium bertiten kunder qeverise, nga nje polici qe provon perdite qe eshte nje polici qe mbron qeverine nga populli dhe jo popullin nga krimi. Eshte nje cete barbaresh, ku eshte arritur niveli me i larte i krahinorizmit ne kete planet", tha Rama. Ne fjalen e tij, Rama i kushtoi nje rendesi te vecante ceshtjes se depozitimit te institucioneve. Ai u shpreh se gjithe projekti i rilindjes duhet te nise nga depolitizomi i jetes ne vend. “E ne qofte se ka nje nevoje urgjente, sot, Shqiperia per te rilindur, kjo rilindje duhet te filloje nga depolitizimi i jetes shoqerore te shqiptareve; Nga depolitizimi i jetes se njerezve qe jetojne me nje rroge shteti; Nga depolitizimi i marredhenieve mes njerezve brenda komuniteteve dhe mes komuniteteve; Nga depolitizimi i cdo forme te aktivitetit kulturor sportiv dhe shoqeror ne Shqiperi”, u shpreh kreu i PS-se. Rama shtoi se qytetaret kane nevoje te ndjehen te lire ne ato qe thone dhe ne ato qe bejne. “Ky depolitizim, eshte premisa qe Shqiperia te filloje te marre fryme lirisht, qe njerezit te fillojne te marrin fryme lirisht, qe mendimi i lire te filloje te qarkulloje mes njerezve jo ne formen e peshperimes nga frika se kush po na degjon, por ne formen e nje shpirti te lire qe do e ndihmoje Shqiperine te cohet dhe te filloje te ece perpara me shpejtesi", u shpreh Rama. Kryesocialisti duke folur per programin e opozites, u shpreh se 23 qershori eshte nje kontrate qe PS-ja ben me popullin dhe kjo kontrate eshte per te zbatuar aspiratat e tyre. “Ne do t’u veme perpara shqiptareve nje program qeverises per te marre vendimin e tyre ne 23 Qershor, nje program qeverises qe ne e konsiderojme nje kontrate me popullin shqiptar dhe qe per ne nuk eshte nje instrument per t’u marre voten dhe pastaj t’u kthejme shpinen, por do te jete instrumenti permes te cilit ne do te realizojme aspiratat qe do t’i cojne shqiptaret ne kutite e votimit per te votuar per Partine Socialiste”, u shpreh kreu i PS-se. Kreu i PS-se ka folur dhe per situaten me pyjet, duke u shprehur se eshte e pafalshme demtimi i nje pasurie te tille nga vete institucionet e shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›