PS refuzon serish Gjykaten Administrative vendos kushte

Edhe pas reagimit te dyfishte te ambasades se SHBA ku dje ishte radha e perfaqesuesit zyrtar te USAID-it Partia Socialiste ka vijuar refuzimin duke treguar se interesat personale te Edvinit mbeten per te me prioritare sesa interesat e vendit. Ruci ka shqiptuar dje kushte te reja duke i mbyllur rrugen kerkeses amerikane qe PS ti kthehet politikes normale ne parlament
Deri ne fund te javes duhet te jete hartuar i gjithe kuadri ligjor per Gjykaten Administrative perndryshe Shqiperia do te humbase fondet e dhena nga SHBA-ja. Kjo ka qene deklarata e bere dje nga drejtori i agjencise te SHBA-se per zhvillim nderkombetar Jozef Williams pas injorimit te apelit te nje dite me pare nga Partia Socialiste e cila permes Gramoz Rucit paralajmeroi mosdhenien e konsensusit. Williams i kujton opozites shqiptare se deshtimi per ta miratuar kete ligj do ta detyroje SHBA-ne qe fondet e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID-i nen Programin e Pragut te Mijevjecarit ti jepen nje shteti tjeter. Ne jemi ne nje udhekryq per te vazhduar aktivitetin tone ne nje kohe kur ligji nuk eshte miratuar. Ne vere une udhehoqa nje fushate per miratimin e tij. Si efekt do te kemi mos venien ne funksion te sistemit elektronik per ceshtjet gjyqesore legjislacioni dytesor nuk do te perfundonte dhe trajnimi i gjykatesve nuk do te kryhej por efekti me i forte do te ishte humbja e besimit te bizneseve dhe venia ne rrezik e investimeve qe kemi bere ne dy vite ne kuader te korporates se Sfidave te Mijevjecarit u shpreh drejtori i agjencise te SHBA-se per zhvillim nderkombetar Jozef Williams. Deklarata erdhi pasi Partia Socialiste kushtezoi voten e saj pro ligjit per ngritjen e Gjykates Administrative me miratimin e komisionit hetimor parlamentar per zgjedhjet sipas kushteve te saj. Nje dite pas ultimatumit te Shteteve te Bashkuara te Amerikes kryetari i Grupit Parlamentar Socialist Gramoz Ruci deklaroi se Partia Socialiste eshte e gatshme te votoje ligjin nese miratohet nje pakete nismash e bazuar ne kerkesen e vazhdueshme per trasparencen e zgjedhjeve. Ne kete pakete nismash te udhehequr nga kerkesa per hetimin e zgjedhjeve te 28 Qershorit pervec ligjit per Gjykaten Administrative Partia Socialiste kerkon gjithashtu miratimin e nje Rezolute ku percaktohen masa konkrete per pershpejtimin e proceseve integruese te vendit. Si pjese e kesaj pakete Partia Socialiste ofron angazhimin e saj te plote per nje reforme elektorale bazuar ne raportin e OSBE-ODIHR dhe perfundimet qe do te nxjerre komisioni hetimor nje reforme kushtetuese ligjore dhe institucionale qe synon forcimin e metejshem te pavaresise ne sistemin e drejtesise miratimin e nje kuardri te ri ligjor dhe rregullator ne funksion te transaparences se plote dhe funksionimit te pavarur te Keshillit Kombetar te Radio Televizioneve dhe te Radio Televizionit Publik ka deklaruar dje Ruci pas nje mbledhjeje me dyer te mbyllura te Grupit Parlamentar. Financimi i pragut te sfides se mijevjecarit eshte ne total 16 milione dollare. Kjo qe do te humbas Shqiperia nuk eshte vetem investimi financiar por humbja e mundesise. Gjykata Administrative do te ishte nje mundesi per te thithur investimet e huaja dhe kjo eshte nje mundesi e madhe qe do te humbas nese nuk miratohet ligji. Shqetesimi im lidhet me kalimin e ligjit dhe ky eshte nje draft per te cilin palet kane rene dakord dhe qendron aty per dy vite. Kemi vazhduar aktivitetin me shpresen se ai do te miratohej por po arrijme ne nje lsquoded line tek i cili duhet te veprojme u shpreh me tej Williams.
...