E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia nje hap me afer heqjes se vizave

29-09-2010 / Gazeta 55

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli bisede telefonike me Fajon


Kryeparlamentarja Jozefina Topalli pershendet vendimin e Komisionit te Puneve te Brendshme dhe Drejtesise ne Parlamentin Evropian per vendimin e marre dje ne kuader te liberalizimit te vizave Shqiperi-BE. Gjate nje bisede telefonike me eurodeputeten dhe raportuesen per Shqiperine ne BE Tanja Fajon Topalli vleresoi se Shqiperia tashme eshte shume prane nje arritje. Topalli e falenderoi ne menyre te vecante raporteren e PE Tanja Fajon per punen dhe perkushtimin e saj ne mbeshtetje te heqjes se vizave per shqiptaret por dhe shprehu mirenjohjen per Kryetarin e Komisionit LIBE Aguilar te cilin e ka takuar dhe e njeh qe me pare si dhe te gjithe koleget e tjere ne PE qe kane mbeshtetur levizjen e lire te shqiptareve. Reporterja Tanja Fajon tha se ky eshte nje votim i rendesishem dhe nje mesazh shume i forte pozitiv per qytetaret shqiptare. Ambasadorja e Shqiperise ne Bruksel Mimoza Halimi Vendimi i PE-se i hap rruge heqjes se vizave/Ambasadorja e Shqiperise ne Bashkimin Europian Mimoza Halimi ka deklaruar se vendimi i djeshem i Komitetit te Drejtesise dhe i Puneve te Brendshme ne Parlamentin Europian i hap rruge heqjes se vizave per Shqiperine. Halimi theksoi gjithashtu se LIBE hodhi poshte me shumice votash amendamentin e europarlamentarit holandez qe Shqiperia te heq dore nga OKI. Gjithashtu ambasadorja Halimi theksoi se votimi qe do te behet nga Parlamenti Europian ne fillim te tetorit nuk do te vendose nje date te caktuar por ai do te shprehe qendrimin e tij per propozimin e Komisionit Europian. Sipas saj vendimi perfundimtar do te behet nga ministrat e brendshem te Bashkimit Europian duke theksuar se pritet qe gjate dhjetorit shqiptaret te levizin lirshem ne hapesiren Schengen.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›