Vizat BE jep driten jeshile per Shqiperine
Komisioni per Lirite Civile Drejtesi dhe Punet e Brendshme i Parlamentit Evropian miratoi rezoluten per heqjen e vizave me Shqiperine dhe Bosnjen duke i hapur rruge votimit te kesaj rezolute per heqjen e vizave brenda vitit 2010 ne Parlamentin Evropian e me pas nga ministrat e Brendshem te BE-se. Raporti i Tanja Fajon lidhur me heqjen e vizave afatshkurtra per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes u kundershtua vetem nga dy eurodeputete radikale nderkohe qe gjeti mbeshtetjen e pjeses derrmuese te eurodeputeteve.
Dy deputetet holandeze kerkuan qe Shqiperia te dale nga Konferenca Islamike ose nuk do te kete liberalizim vizash. Por kjo nuk u perfshi ne rezoluten qe mori 48 vota pro dhe 2 kunder. Pas votimit raportuesja Fajon u shpreh e kenaqur per miratimin e rezolutes dhe u shpreh optimiste edhe per procesin e votimit ne Parlamentin Evropian. Jam e kenaqur qe koleget e mi te komisionit LIBE dhane nje mbeshtetje shume te madhe per vizat. Me kete mbeshtetje ne i cojme nje sinjal shume te forte qytetareve te Bosnjes dhe Shqiperise qe ne jemi gati qe te heqim regjimin e vizave. Une gjithashtu pres qe Parlamenti Evropian te votoje pozitivisht ceshtjen e vizave javen tjeter dhe qe pastaj shtetet anetare te ndjekin rrugen tone per ta perfunduar kete proces sa me shpejt qe te jete e mundur duke hequr vizat per te dyja vendet ne fund te vitit ose edhe me pare per periudhen e Krishtlindjeve sic u be edhe vitin e kaluar me tre vendet e tjera - u shpreh raportuesja Tanja Fajon.
Raportuesja Speciale e Parlamentit Evropian per Liberalizimin e Vizave Fajon deklaroi se procesi eshte teknik dhe nuk ka asnje arsye qe shtete te vecanta pavaresisht disa pakenaqesive te bllokonin liberalizimit te vizave per vendin tone. Une do te habitesha nese disa shtete anetare do te bllokonin procesin sepse ska arsye per kete. shte nje proces teknik. Komisioni thote qe kushtet teknike jane permbushur dhe mbi kete baze do te jete shume e veshtire per disa shtete qe te thone se ne nuk duam te heqin regjimin e vizave per njerin tjetrin ose te dyja vende se bashku. Pra une pres qe ta mbeshtesin por sigurisht qe ne nuk flasim ende per nje proces te mbaruar pasi monitorimi vazhdon. Te njejtin qendrim kane edhe eurodeputete te tjere te Parlamentit Evropian te cilet theksojne se nuk ka asnje arsye per vonesa te tjera ne kete proces. Shpresoj qe ata ta bejne pasi Komisioni dhe Parlamenti jane ne te njejten linje. Komisioni ishte shume pozitiv. Parlamenti votoi me nje shumice derrmuese dhe jam e sigurt qe ne seancen plenare do te jete e njejta mbeshtetje. Keshilli i Ministrave duhet te ndjeke shembullin tone dhe te votoje sa me shpejt pasi eshte shume e rendesishme per qytetaret e Shqiperise dhe Bosnjes - tha Emine Bozkurt.
fare do te ndodhe
Ne mbledhjen e paradites se te martes u votua gjithashtu edhe opinioni i Baroneshes Sarah Ludford i miratuar nga komisioni i Jashtem ne te cilin thuhet se ky proces duhet te kryhet sa me shpejt. Me heret u hodh poshte amendamenti i paraqitur nga deputeti i majte holandez Daniel Van Der Stoep. Sipas ketij amendamenti si Shqiperia ashtu dhe Bosnja me pare duhet teterhiqen nga Konferenca Islamike per te perfituar heqjen e vizave. Sipas axhendes rezoluta pritet te kaloje per votim ne Parlamentit Evropian ne seancen e 6 tetorit dhe me pas pritet miratim final ne 7 dhe 8 nentor nga ministrat e Brendshem te Bashkimit Evropian. Nese ndodh nje gje e tille heqja e vizave hyn ne fuqi 20 dite pas publikimit te vendimit te fletores zyrtare te Komisionit Evropian.