E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHKB heton kontrabanden e Kuliqit

TIRAN - Ministri i Brendshem Lulzim Basha i doli dje ne krah zv.drejtorit te pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kuliqit duke i cilesuar akuzat per kontrabande nafte si presione mbi punen e policise. Kuliqi u akuzua nje jave me pare nga ish-ministri i Ekonomise Dritan Prifti si perfshire ne kontrabanden shteterore te naftes por deri me tani asnje institucion shteteror nuk ka marre asnje mase ndaj tij. Pas nje jave heshtje ministri i Brendshem foli per rastin Kuliqi duke e marre ne mbrojtje vartesin e tij dhe duke i cilesuar akuzat si politike.
Ministri Basha deklaroi se policia ne bashkepunim me prokurorine po heton te gjitha rastet e kontrabandes. Rastet jane te evidentuara dhe te depozituara prane prokurorive te rretheve perkatese. Policia e Shtetit ka hetuar dhe do te vazhdoje te hetoje ne bashkepunim me Prokurorine te gjitha rastet e kontrabandes dhe keto raste te kontrabandes te evidentuara - theksoi Basha pas mbledhjes se Komisionit te Ligjeve. Ministri i Brendshem sqaroi se ne lidhje me akuzat ndaj Kuliqit eshte Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme organi qe ngre automatikisht hetime ndaj cdo pretendimi te ngritur ne adrese te policise se shtetit apo oficereve te policise. do pretendim i ngritur ne adrese te Policise se Shtetit apo oficereve te Policise se Shtetit ne menyre automatike sipas urdhrave te brendshem ndiqet nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme - tha Basha. Por ky hetim ka nisur ne nje kohe kur Kuliqi eshte ende zv.drejtori i policise shqiptare dhe qofte sa per transparence ai duhet te ishte pezulluar nga posti deri ne perfundimin e hetimeve.
Duke iu referuar komenteve politike e mediatike per zevendesdrejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit Agron Kuliqi ministri Basha i beri thirrje kujtdo qe ka fakte komprometuese ndaj policise se shtetit ti dergoje ne prokurori ndersa i quajti te papranueshme presionet politike ndaj forcave te rendit qe godasin krimin e organizuar dhe korrupsionin. Deshiroj te siguroj perfaqesuesin e Par-tise Socialiste dhe kedo qe qendron prapa tij se per Policine e Shtetit dhe per mua si Minister i Brendshem presioni ndaj organeve te Policise se Shtetit eshte i papranueshem dhe se Policia e Shtetit do te vazhdoje te ndjeke dhe te zbatoje ligjin - u shpreh ministri i Brendshem. Sipas tij policia do te godase pa pike meshire krimin e organizuar dhe korrupsionin pavaresisht nga perkrahja e fshehte apo e drejtperdrejte qe mund ti jepet nga politikane me apo pa imunitet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›