E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fratini Shqiperia te marre statusin opozita te mos pengoje reformat

Pas shkëmbimit të ideve që grupimi i partive popullore ka patur me ministren e Integrimit, Majlinda Bregu, koordinatori i ministrave të jashtëm të këtij grupimi, Franko Frattini ka deklaruar në një intervistë ekskluzive për ABCneës me gazetaren Erisa Zykaj, se BE-ja duhet t’i japë menjëherë statusin e kandidatit Shqipërisë dhe se opozita shqiptare nuk duhet të hapë pengesa për avancimin e reformave.

Në vijim intervista e plotë e kordinatorit të EPP Franko Frattini për ABC News

Pyetje: Konsideroni se Shqipëria e meriton statusin e kandidatit këtë vit?

Fratini: “Sigurisht që po. Shqipëria ka bërë shumë përpjekje. Qeveria ka arritur rezultate. Kriteret e përcaktuara nga Komisionit Europian po shënojnë shumë progres përpara. Por duhet që jo vetëm qeveria, por të gjitha forcat politike të bashkëpunojë në të njëjtin drejtim dhe që të mos ketë pengesa nga forcat e opozitës. Kjo pasi ta bësh Shqipërinë anëtar të Bashkimit Europian është interes i gjithë vendit. Gjatë vizitës time në Tiranë, unë theksova, se ishte tashmë koha për zgjidhjen e çështjes së imuniteteve. Nuk është e mundur që të ketë gjyqtarë mbi ligjin. Ky rregull duhet të zgjidhet. Qeveria ka bërë një propozim të rëndësishëm dhe serioz në këtë drejtim. Shpresoj, që edhe opozita të japë dritën jeshile shpejt.

Pyetje: Pas diskutimit për Shqipërinë në grupimin e partive popullore që është edhe më i madhi në Parlamentin Europian, a vërehet një vullnet në gjirin e këtij grupimi për të mbështetur statusine kandidatit për Shqipërinë?

Fratini: “Grupimi ynë ka qenë gjithnjë në favor të një mbështetje të fortë për Shqipërinë. Sot kemi folur pikërisht për zgjerimin e ardhshëm të Bashkimit Europian. Ne i mbështesim përpjekjet e qeverisë shqiptare për integrimin europian, pasi janë përpjekje shumë serioze”.

Pyetje: Kryetari i grupimit socialist në PE, Sëoboda propozon që BE-ja t’i japë shpejt Shqipërisë statusin e kandidatit dhe të hapë negociatat e anëtarësimit pas zgjedhjeve të qershorit. C’mendoni për këtë?

Fratini: “Kjo do të varet nga Komisioni Europian. Unë mendoj, që gjëja më e rëndësishme është që Shqipërisë ti jepet statusi i kandidatit menjëherë në një kohë shumë të shkurtër. Hapja e negociatave të anëtarësimit mund të diskutohet më vonë. Po gjëja më e rëndësishme është që të garantohet që statusi të jepet para fundit të këtij viti”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›