Topalli në SHBA, seanca afrohet të martën
Kuvendi i Shqipërisë, seancën e radhës plenare nuk do ta zhvillojë si zakonisht, ditën e enjte, por ditën e martë. Kjo për arsye se të enjten e ardhshme, kryeparlamentarja Jozefina Topalli nuk do jetë në Shqipëri, pasi të mërkurën largohet në një vizitë zyrtare për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Topalli do të marrë pjesë në takimin e Asamblesë së Forumit Demokratik, ku pritet të jenë të pranishëm kongresmenë amerikanë. Vizita e kryeparlamentares pritet të zgjasë disa ditë, duke përfshirë këtu edhe udhëtimin. Vizita e Topallit në SHBA do të përkojë dhe me vizitën që do të bëjë disa ditë më vonë edhe kreu i ekzekutivit, Sali Berisha, që pritet të marrë pjesë në hapjen e sesionit të ri të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara. Nisur nga këto mungesa, mazhoranca ka vendosur që ta zhvillojë seancën e rradhës plenare, ditën e martë, ku pritet të mbahet dhe inteperlanca me ministrin e Ekonomisë, për çështjen e minierës së Bulqizës.