E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS servir zgjedhjen e presidentit si kusht të vetëm për statusin

15-06-2012 / Gazeta 55

Demokratët nuk janë të surprizuar nga qëndrimet e socialistëve

Pas zgjedhjes së Presidentit të Republikës, qëndrimi i dy palëve është reflektuar i pandryshuar në diskutimet e lira të deputetëve në Parlament.
Socialistët sërish e servirin zgjedhjen e kreut të shtetit me konsensusin si të vetmin kusht që Bashkimi Europian i kishte vënë Shqipërisë për të marrë statusin e vendit kandidat. Ata i mëshuan idesë se me zgjedhjen e presidentit vetëm me votat e mazhorancës vendi nuk do ta marrë statusin, ndërsa për asnjë moment nuk shprehën vullnetin si opozitë për të miratuar reformat të cilat zyrtarisht janë kërkesë e Komisionit Europian për t’u përmbushur në kuadër të 12 kritereve.
Demokratët thonë se nuk janë të surprizuar nga qëndrimet e socialistëve, të cilët të paktën që nga viti 2009 nuk kanë asnjë qëllim veçse të pengojnë integrimin e shqiptarëve.
Deputetja e PD, Mesila Doda tha se zgjedhja kushtetuese e kreut të shtetit, s’mund të bëhet pengesë për marrjen e statusit të vendit kandidat.
“Integrimi i Shqipërisë konsiderohet para së gjithash si aspirata thelbësore kombëtare, ajo aspiratë që do shkrij kufijtë e padrejtë të vendosur në ndarje të një kombi, është rruga e vetme që na është lejuar në këtë moment për të pasur mundësinë e bashkimit me gjysmën tjetër të shqiptarëve që jeton jashtë kufijve tanë zyrtarë. Ju keni intimiduar gjithë kandidatët e mundshëm që nuk ishin aspak kandidaturat tona politike, dhe këtë e bëni edhe duke qenë në opozitë. Mendoni se çfarë do ishit në gjendje të bënit nëse do kishit qenë mazhorancë. Këto janë shprehjet embrionale të fashizmit, mënyra të cilat ne nuk i pranojmë sepse besojmë se diktatura është atentat ndaj dinjitetit njerëzor dhe nuk i kemi pranuar edhe kur ishim për 50 vjet në opozitë”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›