E Diel, 1 Nëntor 2026

Flasin banoret: "Degjuam thirrje per ndihme nga liqeni"

Te tronditur nga ngjarja e rende kane qene dhe banoret e fshatit Farke, qe kane qene dhe te paret qe kane marre vesh per tragjedine e ndodhur. Ata kane qene te paret qe kane ndihmuar personat qe kishin mundur te dilnin ne breg. "Degjuam ulerima pas mesnate dhe dolem me shpejtesi per te pare c'behej", thone ata per gazeten "KJ". Pothuajse pjesa me e madhe kane degjuar kujen ne buze te liqenit. Dje ky fshat ka qene ne vemendjen e te gjithe vendit dhe banoret e ndienin kete gje, nisur dhe nga prania shume e madhe e mediave qe transmetonin drejtperdrejt ngjarjen e rende. Shume prej tyre, sidomos ata qe e kishin shtepine ne afersi te bregut liqenit, tregojne per ate qe kishte ndodhur gjate oreve te nates, ku disa dhjetera forca policie "pushtuan", fshatin e tyre ne perpjekje per te shpetuar 16 persona. Ne vend ka dale i gjithe fshati, qe mundohen qe te jepnin ndihmen e tyre, por me pas me mberritjen e policise, situata u mor ne dore nga ata. Banore te ndryshem tregojne me dore shtepine e pare, e cila ka dhene alarmin, e cila ishte pak metra larg vendit ku eshte ankoruar barka e pare, ne te cilen ndodhej vajza e pronarit te lokalit. Me pas, ky i fundit ka dhene dhe alarmin dhe i gjithe fshati ka dale. Te gjithe gjate dites se djeshme kane qene te pikelluar dhe kane ngushelluar familjen e Agim Dibres, pronari i lokalit ku ishte festuar dhe ditelindja.
A.C

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›