E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Tmerri qe perjetova ne barke"

Redinalda Caushaj
Dhimbja e madhe ka pushtuar familjen Spahiu. Te gjithe qajne dhe puthim dy fotografite qe ndodhen mbi dy arkivolet, qe jane vendosur ne mes te shtepise, ku jetonte familja e perbere nga kater pjesetare. Miq, shoke e te aferm hyjne e dalin. Ne mes te kuzhines afer me babane e saj, qendron Luena (te afermit i therrasin Ela), vajza 13-vjecare, e cila ka mundur te shpetoje nga tragjedia. Me floket qe i ka hedhur pas dhe rroba sportive, hedh koken perreth dhe shef te afermit. Syte i jane enjtur dhe skuqur nga lotet qe vetem i bien curg mbi faqe. Ne nje momentet ngrihet per te hyre ne dhomen ku qendrojne dy arkivolet, por sapo hyn ne dhomen ku ndodhen trupat e pajete te nenes dhe vellait te saj, mbeshtetet te dera e nis te qaje me ngasherim. Me vrap futet ne dhomen e prinderve. Nga brenda dhomes degjohen ngasherime per humbjen e te afermve. Dje edhe kreret e partise Levizja Socialiste per Integrim kane shkuar heret per te ngushelluar familjen Spahiu. 13- vjecarja Ela, e cila ka mundur te shpetoje nga tragjedia, ka bere te ditur dje per gazeten "Koha Jone" momentet e tmerrshme qe perjetoi ne ujin e ftohte te liqenit dhe se si humbi njerezit me te dashur. Jo vetem qe ka humbur nenen dhe vellane, por Ela vuan edhe tragjedine per tre pjesetaret e familjes se dajes se saj, Pellumb Hyses.
Si ndodhi ngjarja?
Na kishte ftuar daja ne ditelindjen e djalit te tij, Albanit, qe mbushte 21 vjec dhe se bashku me mamin dhe vellane shkuam qe t'i bashkoheshim gezimit te tyre. Ne feste merrnin pjese edhe e fejuara e kusheririt, si dhe te afermit e saj. Pasi mbaruam festen do te ktheheshim ne shtepite tona. Gjithsej ishim 20 veta nga familja. Kur shkuam ne lokal ne Farke, ishim me dy varka, nderkohe qe kur u kthyem, nuk na i vune te dyja ne dispozicion. I thame qe te na vinte nje varke te dyte, ashtu sic erdhem, por pronari nuk pranoi. Per disa minuta kundershtonin qe varka s'na merrte, por ai na tha qe ju merr, po beni ca para e ca mbrapa per ta balancuar varken.
U niset per te kaluar liqenin. Cfare ndodhi me pas?
Pasi u ulem te gjithe, afer kisha mamin (Thelleza) dhe vellane (Arlinin). Une isha afer me deren hyrese te varkes. Varka ishte me xhama. Sapo ishim nisur filloj te futej uje ne varke. I thame pronarit qe po futej uje brenda, po ai tha jo, se e di une. Pas pak minutash varka filloi te menjanohej. Ne ato momente, mami me shtyn jashte varke. Se bashku me mua u hodh dhe Romina, kusherira ime. Nderkohe qe une i zgjata duart mamit, po ajo nuk terhiqte dot vellane qe e kishte ngjitur. Me pas varka u mbyt e gjitha.
Sa veta u hodhet ne liqen? A ju erdhi njeri ne ndihme?
Ishim 4 veta. Une isha zhytur poshte ne uje. Kisha ngrire. Kusherira ime, Romina Hysaj, e cila ishte me mua, kishte shtrenguar duart dhe me pas me ka kapur nga floket qe me ka nxjerre ne siperfaqe disi. Me pas kemi nisur te notojme, derisa kemi arritur ne breg. Notuam gati 45 minuta. Kemi dale vete nga ane te liqenit. Nderkohe qe, gjate kohes qe ne ishim ne uje, vajza e pronarit ka hipur ne nje skaf qe ta ndizte, por ajo nuk ka arritur te ndizet. Me pas ka marre nje varke qe te na arrinte, duke i dhene me dore. Me sa mesova, vellai i nuses se kusheririt kishte arritur te njoftonte policine nga nje familje aty afer.
Gjate momenteve qe ishit duke notuar, i shikonit te afermit e tjere qe late ne varke?
Ishte erresire. Kur po notonim degjoja te kercitura xhami, qe i binin nga brenda varkes. Me pas nuk degjova me gje, derisa dola ne breg. Me pas erdhi policia dhe me moren ne makine.
Behar Spahiu: "Mbesa me tregoi gjithcka"
Behar Spahiu, kunati i Thellezes dhe xhaxhai i dy femijeve, Eles dhe Arlinit, ben te ditur se ishte mengjes kur i ka rene telefoni dhe i kane treguar per tragjedine qe kishte ndodhur. "Mbesa me tregoi se si ndodhi ngjarja. Varka mbante vetem 8 veta, nuk e di si mund t'i merrte te gjithe. Thelleza kishte vetem nje jave qe e kishin larguar nga puna, ishte punonjese te Sigurimet Shoqerore, nderkohe qe vellai im punonte ne familjen mbreterore", thote Behari, ndersa pret ngushellimet e miqve e te afermve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›