“PS s’iu përgjigj ftesës për Reformën Zgjedhore”
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Pëllumb Xhufi, ka fajësuar PS-në për mosrealizimin e takimit ndërpartiak për çështjet e reformës zgjedhore.
"Ne shpresonim shumë që ky takim të bëhej, aq më shumë kur parashikohej që Kodi Zgjedhor të përfundonte brenda muajit korrik, të paktën kështu kishin deklaruar përfaqësues, qoftë të PD-së, qoftë të PS-së për ta konkluduar këtë çështje brenda mbylljes së sesionit parlamentar të verës. Pra, kjo gjë nuk u arrit", deklaroi Xhufi. Ai theksoi se kjo ftesë drejt PS-së synonte edhe për të ndërtuar një urë bashkëpunimi me këtë parti, pasi ka ecur në mënyrë të njëanshme gjatë gjithë kësaj kohe për çështje të reformave, veçanërisht të reformës elektorale. "Nuk u arrit që të bëhej ky takim. Sigurisht, jo për fajin tonë. Përveç dy-tre takimeve informale, që kam pasur me kolegen time, zonjën Leskaj, ajo nuk u mandatua nga partia e saj për të bërë një diskutim zyrtar dhe formal për çështjet e shtruara. Ndërkohë oferta jonë është gjithmonë e hapur, shpresojmë që këto takime të realizohen me stinën e re, që fillon në shtator", thekson Xhufi.