E Diel, 1 Nëntor 2026

Kalon ligji për pensionet e policëve të vrarë



Familjet e policëve, gardistëve, SHKB-së dhe policëve të mbrojtjes nga zjarri që humbin jetën në krye të detyrës do të trajtohen sipas propozimit të ri të Ministrisë së Brendshme. Projektligji “Për mënyrën e trajtimi ekonomik, financiar dhe për dhënie ndihmë e menjëhershme familjeve... “ për një sërë kategorish u diskutua dje në Komisionin e Ekonomisë. Nga anëtarët e komisionit u propozua që në projektligj të përfshihen edhe kategori të tjera si Forcat e Armatosura dhe Shërbimi Informativ, në mënyrë që të mos bëhen diferencime. Ndërkohë që përcaktua që vendimi të ketë efekt prapaveprues për sa u takon familjeve që trajtohen. Sipas përfaqësues së Ministrisë së Financave, kjo nuk i kushton shumë buxhetit të shtetit dhe efekti fiskal është i vogël, pasi bëhet vetëm rillogaritje dhe indeksim i trajtimit aktual të familjeve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›