PS, sot në parlament, “partizani” Dokle përcjell grahmën e fundit të Ramës

Edvini në pozita të dobta në selinë rozë, por nuk ndal aksionin kundër mazhorancës
Në prag të thyerjes së bojkotit dhe hyrjes në parlament, kryesocialisti në detyrë Edvin Rama, ka përcjellë edhe inatin e fundit ndaj mazhorancës, përmes një partizani të njohur të tij, Namik Dokle. Dobësimi i pozitave në kryesinë e selisë rozë, e detyron Ramën të spekulojë në media se ka ende pushtet të konsiderueshëm mbi deputetët socialistë dhe mund t’i kontrollojë edhe pas hyrjes në Kuvend. E njëjta situatë është përcjellë edhe gjatë ditës së sotme, teksa Rama nuk ka ngurruar të kërcënojnë përmes Dokles, se nëse mazhoranca nuk merr në shqyrtim hetimin e pakushtëzuar të zgjedhjeve ai do të urdhërojë deputetët të dalin nga parlamenti. “Partia Socialiste do të shkojë në Parlament për të bërë betimin dhe për të paraqitur dy drafte ligjore”- u shpreh Dokle. Sipas tij, drafti i parë ka të bëjë me vendimin për ngritjen e komisionit hetimor për një hetim të pakufizuar dhe të pakushtëzuar. Ndërsa drafti i dytë do të shërbejë një standardi europian për zgjedhjet që garanton cdo parti që ka ankesa që të kërkojë hapjen e kutive dhe hetimin e plotë të zgjedhjeve. Dokle tha se nëse nuk do të merren në shqyrtim këto pretendime, atëherë deputetët socialistë do të braktisin përsëri Kuvendin. Gjithsesi, Dokle dhe Rama bëjnë shurdhin, sepse vazhdimisht shumica parlamentare është shprehur e gatshme të shqyrtojnë cdo kërkesë ligjore të PS, vetëm se ajo duhet të propozohet në sallën e Kuvendit. Pavarësisht, pas 6 muajsh mungesë në Kuvend, deputetët socialistë do të rikthehen pasditen e sotme në sallën e Kuvendit. Grupi PS zyrtarizon njëherazi edhe draftet ligjore te cilat do të paraqiten në Kuvend. Drafet kanë të bëjnë me hetimin e pakushtëzuar dhe të pakufizuar të zgjedhjeve. Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme Gramoz Ruci do të lexojë deklaratën që Partia Socialiste ka përgatitur për të lexuar sot pasdite në Parlament. Vendimi është marrë nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së i cili ka zgjatur 30 minuta dhe është zhvilluar sot ne mesdite në selinë rozë. Gjithashtu, konfirmohet se kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli, ka dërguar një ftesë zyrtare kryetarit të PS-së Edi Rama, për të qenë ai vetë i pranishëm në seancë, duke u akomoduar në lozhat e kuvendit.
...