PS, sot skuadra e Tiranës, Rama: Berisha mbush sheshin me robër
TIRANE- Partia Socialiste do të prezantojë sot pasdite kandidatët për deputetë për kryeqytetin. Kryesocialisti Rama në një koment në rrjetin social Facebook ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në takimin e orës 18.00 në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
“Kjo fushatë për ne s’është vetëm betejë po edhe festë. Eshtë një festë që na mbledh së bashku si lumenj njerëzorë në hapësirat publike, për të afirmuar fuqinë e ëndrrave dhe shpresave tona. Për të bashkuar zërat tanë në korin e madh të shumicës që kudo nëpër Shqipëri, kërkon rilindje pas vitesh të tëra rrënim. Për të bërë që era e ndryshimit të fryjë përditë e më fort në të katër anët e vendit dhe të nxjerrë nga çdo shtëpi shqiptare votën për Rilindjen. Edhe këtu ndryshimi mes nesh e atyre është i madh: Ata i pushtojnë sheshet me trupat e robërve të pushtetit në administratë. Ne i mbushim hapësirat publike me energjinë e jashtëzakonshme të popullit opozitar. Që në 23 qershor të marrë fund edhe robërimi politik i shërbëtorëve të shtetit shqiptar”, ka komentuar kryesocialisti Rama.
META: BRAHO NA PERFAQESON DENJESISHT
I pyetur sot paradite në selinë e LSI-së ëse do të jetë i pranishëm në çeljen e fushatës së PS në Tiranë, duke pasur parasysh se është dhe Spartak Braho në listën e PS-së për Qarkun e Tiranës Meta u përgjigj: “Z. Braho na përfaqëson gjithmonë në mënyrën më të denjë dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë për një kohë të gjatë.”
I pyetur nëse në fushatë Meta do të jetë bashkë me Ramën u përgjigj:
“Jemi 37 parti në koalicion dhe ju kuptoni se në rast se do të dalim të 37-a së bashku nuk është një mënyrë shumë efikase për realizimin e fushatës elektorale dhe maksimizimin e gjithë objektivave të opozitës. Kështu që do të na shikoni sipas rastit, por gjithmonë në çdo rast, të gjithë në funksion të një objektivi të përbashkët, të arritjes së një fitoreje plebishitare. Dhe kur flas për rëndësinë e arritjes së 80 mandateve këtu nuk kam parasysh thjesht një fitore të thellë, por krijimin e një mazhorance solide për të nesërmen pas zgjedhjeve, e cila të ketë të gjitha mundësitë të realizojë ato reforma që kërkon gjallërimi i situatës ekonomike në vend dhe njëkohësisht hapja vendeve të reja të punës, që është kërkesa më e madhe e qytetarëve shqiptarë, që është pritshmëria ma e madhe e tyre dhe që është angazhimi ynë më i rëndësishëm. “
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)