E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, sulmon qeverinë me raporte të hartuara nga vetë socialistët

Studimi i publikuar dy ditë më parë për zbatimin e Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave mes Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, është hartuar nga kreu i organizatës “Lëvizja Evropiane në Shqipëri”, Ditmir Bushati, ish-drejtues i lartë nën Ministren e dikurshme të Integrimit, Ermelinda Meksi. Që prej zgjedhjeve të fundit lokale Bushati mban postin e këshilltarit të PS-së në Bashkinë e Tiranës. Gjithnjë në rastin e studimeve apo raporteve të tillat cilat rimerren menjëherë nga politika zyrtare dhe përdoren për konsum ditor duke përdorur dukshëm tone dramatiken në përshkrimin e situatës, vlen që të verifikohet autori dhe profesionalizmi i tij në kryerjen e kësaj detyre.
Drejtuesi i “Lëvizjes Evropiane për Shqipërinë”, Ditmir Bushati, i ftuar dje në një studio televizive ka lëshuar thuajse të njëjtën deklaratë me atë të deputetit socialist. Sipas tij së fundmi nga qeverisja aktuale dëgjohet më tepër eufori se sa shqetësim me atë çka realisht shteti dhe veçanërisht Ministria e Punëve të Jashtme duhet të bëjë në lidhje me këtë çështje. Bushati ka mbajtur funksione të larta pranë Ministrisë së Integrimit në periudhën e qeverisjes së majtë. Në vitet 2003-2006, ai mbante postin e drejtorit në Drejtorinë e Përafrimit të Legjislacionit në këtë ministri. Pas largimit nga kjo ministri, Bushati është aktivizuar në strukturat e Partisë Socialiste, duke u zgjedhur në zgjedhjet lokale të shkurtit 2007 si përfaqësues i PS-së në Këshillin bashkiak të Bashkisë së Tiranës.
Është shumë e vështirë që një individ me një shkallë të tillë përfshirje në forcën kryesore të së majtës mund të konsiderohet ende si pjesë e shoqërisë civile që të mund të hartojë raporte apo studime që duhet të merren për bazë nga një masë më e gjerë se lidershipi i selisë rozë.
Pikërisht për këtë raport të hartuar nga një socialist, Partia Socialiste ka bërë dje përgjegjëse Ministrinë e Jashtme për vonesat në procesin e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian. Duke iu referuar raportit të publikuar dy ditë më parë nga Lëvizja Evropiane në Shqipëri rreth nivelit të zbatimit të Marrëveshjes së Lehtësimit të Vizave mes Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian, deputeti socialist Taulant Balla deklaroi dje se kjo marrëveshje ka një implementim dhe respektim të dobët.
...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›