Sulmet e socialistëve kundër rritjes së pensioneve, tregues i shpirtkazmërisë që vjen nga trashëgimia kriminale e komunistëve të Bllokut

Deklarata e plotë për mediat e zëdhënëses së PD-së, Erla Mëhilli
Këto ditë Edvin Rama dhe klubi i milionerëve bllokmenë të rinj ka ndërmarrë një fushatë të egër kundra rritjes së pensioneve duke e paraqitur këtë rritje si një katastrofë ekononmike. PD denoncon këtë pashpirtësi të Ramës dhe kupolës së milionerëve që drejton sot PS, si dëshmi e trashëgimisë historike e biologjike dhe shpirtkazmërisë së tyre. Të ngrihesh sot kundra rritjes së pënsioneve do të thotë të heqësh cdo maskë dhe të nxjererësh fytyrën e vërtetë c’njerëzore para 520 mijë pensionistëve shqiptarë, të cilët dolën nga regjimi i etërve tuaj më skllevër se cdo qytetar tjetër në planet.
Të ngrihesh sot kundër rritjes së pensioneve dëshmon se I përmbahesh pasionit të etërve tuaj për ti parë të varfërit gjithnjë e më të varfër në një kohë që vetë jeton në parajsën e ndërtuar mbi mjerimin e të tjerëve.
Të pretendosh se pensionet po rriten duke marrë 70% të kursimeve të shqiptarëve do të thotë të mashtrosh pa u skuqur 70 herë shqiptarët pasi asnjë qindarkë nuk është marrë e nuk merret nga cilado qoftë kredi për rritje rrogash e pensionesh nga qeveria aktuale.
PD përshëndet rritjen e rrogave dhe pensioneve nga kjo qeveri si një dëshmi madhore e politikës së saj të zemrës së dhimbsur.
...