E Shtunë, 31 Tetor 2026

“PS të reflektojë, shantazhet politike nuk bëhen me integrimin e vendit”

08-10-2011 / Gazeta 55

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto


Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto tha dje se politika e ka të gjithë mundësinë t’i japë një reflektim dinamike procesit të integrimit. Për kreun e diplomacisë shqiptare kthimi i opozitës në Parlament është një zhvillim pozitiv, por duhet një arritje e prekshme e dialogut politik. Kryediplomati shqiptar theksoi se në paktin prej 10 pikash të Partisë Socialiste dy ose tre çështje janë edhe të përfshira në rekomandimet e BE, duke përmendur reformën parlamentare dhe atë zgjedhore. Duke e cilësuar paktin e PS dhe futjen e opozitës në Parlament një reflektim për dialog, Haxhinasto tha se duhet të fokusohemi në agjendën e integrimit dhe se integrimi nuk mund të përdoret për pazare dhe kushtëzime politike. I pyetur për Raportin e Dick Marty dhe vizitën e shefit të EULEX në Tiranë për hetimin e trafikut të organeve gjatë luftës në Kosovë kreu i diplomacisë shqiptare ri-konfirmoi dhe njëherë gatishmërinë e qeverisë shqiptare për fillimin e hetimeve. Ministri i Jashtëm theksoi se “jemi të interesuar të bëhet një hetim i paanshëm, gjithëpërfshirës dhe mbi të gjitha të bëhet drejtësi”. Nga ana tjetër Haxhinasto deklaroi se në axhendën e Ministrisë së Jashtme lobimi për Kosovën është çështje kryesore.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›