“PS të thotë ku çoi 300 milionë USD”
Partia Demokratike reagoi dje ndaj deklaratave të socialistëve lidhur me abuzime në rrugën Durrës-Kukës.
Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, tha se, "Në deklaratën e tij, zëdhënësi i bezdisshëm i politikës së re u përpoq të hedhë baltë mbi këtë vepër madhështore. Derdhi lot krokodili për çmimin e saj, ndërkohë që partia dhe qeveria e partisë së tij, u vendosi shqiptarëve një taksë të veçantë për këtë rrugë, për 4 vjet me radhë. Rreth 300 milionë dollarë, me të cilat jo vetëm nuk u ndërtua as edhe një metër rrugë, por që asnjëri nuk e di se ku përfunduan".