PS, tri shtyllat e programit qeverisës
Programi qeverisës i Partisë Socialiste ka tri shtylla kryesore dhe trajton 108 çështje. Dokumenti i programit është gati, por Partia Socialiste po vazhdon të vëzhgojë çdo vendim të qeverisë dhe aty ku sheh probleme do e reflektojë në dokument. Nënsekretari për programin në selinë rozë, Ilir Beqja, konfirmoi dje se tri pikat kyçe janë çështjet ekonomike, çështjet sociale dhe një pjesë tjetër që lidhet me reformën në drejtësi dhe mënyrën se si do të organizohen institucionet. Megjithatë, Beqja nuk mundi të japë një përgjigje për kohën kur do të publikohet ky program, aq më tepër kur në të pritet të reflektohen shumë prej vendimeve, apo projektligjeve që presin të miratohen në muajt në vijim deri në zgjedhje.
"Ka një ndarje të parë të detajuar deri në 108 çështje, por ndërkohë ka tri pjesë kryesore, një pjesë e zhvillimit të ekonomisë së vendit, një pjesë sociale, ku është shëndetësia, e çështje të tjera, dhe një pjesë juridike-administrative që shpjegon çfarë do të bëjmë me sistemin e drejtësisë dhe mënyra se si do të organizohen institucionet e shtetit", tha Beqja.
Dy vjet pas nisjes së punës, socialistët kanë arritur të kenë një program mjaft voluminoz, deri në 500 faqe. Për hartimin e tij është marrë në konsideratë rezultati i turit të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, "Dialog me Shqipërinë", por edhe ndihma e specialistëve vendas e të huaj, kryesisht nga e majta evropiane. Për momentin, socialistët janë duke vëzhguar çdo vendim të qeverisë, kryesisht atë ekonomik dhe social. Nënsekretari për programin në PS tha se referuar realizimit të dy muajve të parë të këtij viti tregojnë se disa programe që ka bërë qeveria vihen në pikëpyetje dhe do të detyrojnë atë të marrë më shumë borxhe. Kjo, sipas Beqes, do të jetë problematike, ndërsa në ditët në vijim do të ketë ligje të reja që do të miratohen. Ai mori për shembull një projektligj, që qeveria e miratoi ditën e mërkurë për taksat, ku Kryeministri i dha porosi ministrit të Financave që të bëjë një tjetër ndryshim për dy javë të tjera, duke përmendur këtu edhe një paketë ligjesh për shëndetësinë, që ka tre muaj që janë në komisionin parlamentar. "Pra, vazhdojmë ta ndjekim përditë me vëmendje", vijoi ai.
Ndërkohë, grupi përgatitor i programit ka menduar dhe për çështje teknike, por që do të ndihmojnë të gjithë të interesuarit për ta kuptuar sa më mirë idenë e Partisë Socialiste për të qeverisur. Në të do të përdoren terma të thjeshtë, duke u munduar që të shmangen termat teknikë. Ideja e hartimit të një programi qeverisës u hodh nga kryetari i PS-së, Rama, rreth një vit e gjysmë më parë, që pasoi me nisjen e një turi në të gjithë vendin, ku evidentoheshin problemet, por edhe zgjidhjet.
Veç kësaj, selia rozë kërkoi asistimin e një grupi specialistësh të huaj. Për këtë, Rama herë pas here zhvilloi takime me personazhe të rëndësishme të së majtës evropiane, si në Itali, Londër, Gjermani etj. Pritet që dokumenti i programit qeverisës të shqyrtohet dhe të miratohet në strukturat më të larta të PS-së, si Kryesia dhe Asambleja Kombëtare, për të mundësuar më pas shpërndarjen e thelbit të mesazhit të tij.