E Shtunë, 31 Tetor 2026

LDK: Kosova të përfaqësohet me emrin kushtetues

Logo e LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur qëndrimin se Kosova duhet të përfaqësohet në nismat rajonale si vend sovran me emrin e vet kushtetues.

Me rastin e arritjes së marrëveshjes ndërmjet delagacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë, për kushtet e përfaqësimit të Republikës së Kosovës në nismat rajonale, Lidhja Demokratike e Kosovës rikonfirmon qëndrimin e vet se Republika e Kosovës duhet të përfaqësohet në të gjitha nismat rajonale si vend sorvan e i pavarur, me emrin e vet kushtetues, thuhet në reagimin zyrtar të LDK-së.

Më tej kjo partia e cila është akuzuar nga ambasadori amerikan në Kosovë si parti antiamerikane dhe antievropiane, vlerëson se aspirata historike e popullit të Kosovës për integrime mund të arrihet vetëm duke i forcuar institucionet e pavarura të vendit, demokracinë dhe pavarësinë e vendit brenda dhe në raportet ndërkombëtare. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›