E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlorë, arrestohen katër pengmarrësit

Operacioni "Spitalla"

VLORË Policia ka arrestuar katër persona të cilët akuzohet për pengmarrje. Në pranga janë vënë Aldi Rexhaj, 23 vjeç, Arten Rexhaj, 32 vjeç, Aranit Dedenika, 30 vjeç dhe Fiodo Laraj, 28 vjeç.

Të katër këta persona janë arrestuar në flagrancë pasi prej dy ditësh mbanin peng shtetasin G.F, 29 vjeç nga Durrësi. Ata e kanë mbajtur 29-vjeçarin në një banesë në qytetin e Vlorës me qëllim për të përfituar një sasi të konsiderueshme lekësh nga familjarët e tij.

Arrestimi i tyre është bërë në momentin e shkëmbimit të parave me familjarët e pengut. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›