“Partneriteti për Qeverisje të Hapur”, ministri Pollo diskuton me shoqërinë civile
TIRANË- Ministri për Inovacionin, Genc Pollo ka diskutuar me përfaqësuesit e shoqërisë civile për hartimin e planveprimit për Partneritetin për Qeverisje të Hapur. Kjo me qëllim marrjen e angazhimeve të Shqipërisë për një qeverisje të hapur.
Gjatë takimit ministri Pollo i kërkoi shoqërisë civile që të luajë një rol aktiv në këtë nismë të qeverisë shqiptare, duke ofruar ide të reja. Partneriteti për Qeverisje te Hapur, është një nismë e re shumëpalëshe që synon të sigurojë angazhime konkrete nga ana e qeverive për të nxitur transparencën, fuqizimin e qytetarëve në vendimmarrje, luftën kundër korrupsionit, dhe të shfrytëzojë teknologjitë e reja për të forcuar qeverisjen. Për zbatimin e kësaj nisme është ngritur edhe grupi Ndërministror i Punës.
(el.me/news24/BalkanWeb)