Ministrja Bregu pret ministrin e vetëqeverisjes lokale të Maqedonisë
TIRANË- Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu priti sot në një takim zyrtar ministrin e vetëqeverisjes lokale të Maqedonisë Nevzat Bejta, me të cilin diskutoi rreth mundësive konkrete për një bashkëpunim të frytshëm rajonal që të shkojë përtej shprehjes së vullnetit politik të fqinjësisë së mirë.
Duke iu referuar projekteve konkrete të përbashkëta mes Shqipërisë dhe Maqedonisë të financuar nga Komponenti i II i fondeve të IPA-s që në total arrijnë në rreth 5 milionë euro, ministrja tha se fuqizimi i një rrjeti infrastrukturor rajonal me akse që përshkojnë linjat kryesore të qarkullimit dhe fluksit të shkëmbimeve, do tё ndikojë nё proceset pozitive nё rajon, duke rritur dimensionin e tij gjeo-ekonomik, duke zgjeruar në përmasa të konsiderueshme tregun dhe duke rritur interesin për investime të huaja.
(el.me/news24/BalkanWeB)