E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS vë kusht kutitë: Asnjë formë bashkëpunimi

Partia Socialiste e kushtëzon qëndrimin e saj ndaj bashkëpunimit me mazhorancën për reformat në vend me hapjen e kutive të zgjedhjeve të kaluara. Deputetja socialiste, Eglantina Gjermeni, hodhi poshtë dje çdo formë bashkëpunimi pa u bërë transparenca e zgjedhjeve. Transparenca e zgjedhjeve, e plotë dhe pa humbur më kohë është kushti i bashkëpunimit me palën tjetër. Zgjedhjet e 28 qershorit nuk i prishi Kodi Zgjedhor, por pushteti që vodhi votat dhe pengoi transparencën e kutive, duke shkelur Kushtetutën. Ta harrojë bashkëpunimin për një reformë të re ligjore kush nuk ka kurajo të ulet në tryezën e hetimit të të gjitha shkeljeve të ligjit ekzistues zgjedhor, - theksoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›