Në Shqipëri jetohet mirë, sepse ka zhvillim
23/08/2010 Ministrja Majlinda Bregu
Qeveria shqiptare ka vlerësuar dje studimin e bërë nga media ndërkombëtare “Newsweek”, ku vendi ynë renditet i 57-ti, ndër 100 vendet e përzgjedhura, si më të mirat për të jetuar. Zëdhënësja e qeverisë, ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, ka thënë se “treguesit janë të qartë: kjo është Shqipëria e vërtetë, vendi i 57-të në botë ku mund të jetohet mirë sepse ka rritje ekonomike, ka zhvillim të infrastrukturës e lehtësira për biznesin vendas e të huaj, ka siguri, mirëqenie dhe edukim të mirë për fëmijët. Kjo është Shqipëria që arrijnë të vëzhgojnë e perceptojnë me gjykim të ftohtë e sy të mprehtë ndërkombëtarët”. Ministrja theksoi se në komentet mbi këtë studim theksohet se demokracia e re në Shqipëri aktualisht tejkalon të gjitha vendet e tjera që janë në të njëjtin nivel të ardhurash. Duke iu referuar studimit, Bregu theksoi se midis një liste të gjatë vendesh, Shqipëria vazhdimisht renditet më lartë për sa i përket arsimit, shëndetit dhe cilësisë së jetës. Por, ministrja e Integrimit ka përcjellë dje edhe një mesazh politik në adresë të opozitës. “Kjo është Shqipëria që edhe me të mirë duan të kenë të gjithë shqiptarët, e sa për ata që nuk rreshtin së hartuari me qindra makinacione e gënjeshtra, për t’i mbushur mendjen edhe botës se Shqipëria nuk është ashtu si duket, shpresojmë që në këto ditë të nxehta të kenë pasur kohë për të lexuar “ftohtë” revistën prestigjioze Newsweek”, - deklaroi ajo. Bregu u shpreh se “Newsweek” e cilëson Shqipërinë si një ndër kampionët e botës, për cilësinë e të jetuarit, duke e vendosur atë krahas vendeve të tjera të zhvilluara, e duke lënë pas vende të mëdha si Kina apo Arabia Saudite. “Treguesit janë të qartë: reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare kanë përmirësuar ndjeshëm cilësinë e të jetuarit në Shqipëri”, - tha ajo. Ministrja Bregu kujtoi gjithashtu se ky nuk është i vetmi vlerësim për vendin. Sipas saj, në raportin e Bankës Botërore, Korporatës Financiare Ndërkombëtare, e cila merr për shqyrtim katër indikatorë bazë për lehtësitë e investimeve të huaja në 87 vende të botës. Po ashtu, Bregu tha se Shqipëria u vlerësua edhe nga OKB me çmimin e ekselencës për prokurimet elektronike.