LSI- PS përplasje për reformën zgjedhore
23/08/2010 Reforma zgjedhore vë përballë përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës
Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Socialiste janë përfshirë dje në një debat në distancë në lidhje me reformën zgjedhore. Për forcën politike, pjesë të koalicionit qeverisës ndryshime në ligjin zgjedhor janë tejet të nevojshme, por socialistët refuzojnë të bëhen pjesë e saj, pasi nuk kanë asnjë alternativë. Por, si kundërpërgjigje ndaj kësaj deklarate PS-ja thekson se nuk mund të bëhet pjesë e asnjë reforme, pa u kryer më parë transparenca e plotë e zgjedhjeve politike të qershorit 2009.
Qëndrimet
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Ardit Çela, ka ripërsëritur kërkesën ndaj lidershipit të PS-së, për të kontribuar në mënyrë konstruktive për të tashmen dhe të ardhmen e vendit. “Për fat të keq, qëndrimet e Partisë Socialiste kanë qenë bllokuese dhe në mungesë të plotë të alternativave. E megjithatë, ne shprehim besimin dhe urojmë njëkohësisht, që lidershipi i opozitës, të kthehet në rrugën e arsyes, të heqë dorë nga politika e vjetër e konflikteve artificiale e të paqena, si dhe të shtrëngojë fort dorën e shtrirë të mazhorancës, për të bashkëpunuar për reformat e rëndësishme në të mirë të vendit”, - theksoi ai. Zyrtari i lartë i Lëvizjes tha se PS-ja duhet ta kuptojë njëherë e mirë, se interesat kombëtare qëndrojnë mbi gjithçka, “dhe se qëndrimi në llogore të mbyllura e të betonuara, vetëm e vetëm për hir të interesave personale, është kontributi më negativ që mund të japë për zhvillimin dhe të ardhmen e vendit”. Por, kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga forca më e madhe opozitare. Deputetja socialiste Eglantina Gjermeni, në reagimin e saj tha se kryefjala para gjithçkaje është transparenca e zgjedhjeve politike. Ajo nënvizoi se pa u bërë transparenca Partia Socialiste nuk do të bëjë asnjë bashkëpunim me mazhorancën e aktuale. “Transparenca e zgjedhjeve, e plotë dhe pa humbur më kohë, është kushti i çdo bashkëpunimi të Partisë Socialiste me palën tjetër”, tha Gjermeni. Ajo nënvizoi faktin se opozita nuk heq dorë nga transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 qershorit, ku sipas saj, u vodh vota e qytetarëve. “Vetëm transparenca e zgjedhjeve të shkuara është garancia zgjedhjeve të ardhshme. Ta harrojë tryezën e bashkëpunimit, një reformë të re ligjore, kush nuk ka kurajë të ulet në tryezën e hetimit të të gjitha shkeljeve të ligjit ekzistues zgjedhor. Shqiptarëve nuk ju mungojnë ligjet në letër, por pushteti që i zbaton ato në realitet”, - u shpreh ligjvënësja socialiste.
Mazhoranca
Të gjitha forcat politike, pjesë e koalicionit qeveritar janë shprehur në mbështetje të transparencës së zgjedhjeve. Por mazhoranca thekson se vetëm përmes respektimit të Kushtetutës së vendit, Kodit Zgjedhor dhe vendimeve të gjykatave, mund të arrihet transparenca. Shumica nënvizon se nëse këto parime nuk do të respektohen, atëherë shkelet zbatueshmëria e Kushtetutës dhe ligjeve.
Opozita
Partitë opozitare kërkojnë me ngulm që transparenca e zgjedhjeve të vijë përmes hapjes së kutive të votimit dhe procesit të rinumërimit të votave. Sipas saj, kjo procedurë nuk shkon në kundërshtim me Kushtetutën e vendit. Opozita thekson se në kutitë e votimit fshihet masakra zgjedhore e dirigjuar nga qeveria. Aleanca e partive opozitare ka kushtëzuar çdo marrëdhënie me transparencën.