E Diel, 1 Nëntor 2026

PS vijon akuzat për SHISH: Berisha na ktheu në shtet monokratik

Pas dekretimit të Presidentit Bujar Nishani për shkarkimin e Bahri Shaqirit nga kreu i SHISH, deputeti socialist dhe ish-kryeministër i vendit, Pandeli Majko, thote se shteti është kthyer në një monokraci të Kryeministrit Berisha, pasi sic thotë ai, Kryeministri tashmë i ka nën kontroll të gjitha insitucionet e pavarura.
 

Qeveritarët, thotë Majko, kërkojnë heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë në kushtet kur të gjitha institucionet e drejtësisë janë të varura nga kjo mazhorancë.
 

Këto deklarata, deputeti i selisë rozë i bëri gjatë një takimi me 400 të rinjë të forumit rinor socialist, gjatë qëndrimit në kampin veror të Jalës. Majko ka folur me të rinjtë për problematikat që shqetësojnë rininë e sotme, por edhe për zhvillimet e fundit politike në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›