Referendumi për imunitetin, Alibeaj: Ka ende kohë për kompromis

Shtatori mund të jetë një mundësi e dytë që klasa politike pritet ta shfrytëzojë për rikthimin në Parlament të ndryshimeve kushtetuese për heqjen e imunitetit të zyrtarëve të lartë. Megjithëse mazhoranca parlamentare pritet të ndërmarrë hapat ligjorë për mbajtjet e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, sërish mbetet e hapur rruga e konsensusit në Parlament.
Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj, thotë se nëse do të ketë vullnet politik nga opozita dhe vjen për ti votuar ndryshimet kushtetuese për heqjen e imunitetit në Parlament, atëherë kjo cështje mund të zgjidhet në rrugë parlamentare me nisjen e sesionit të ri kuvendor.
Ndërkaq Alibeaj theksoi se opozita nuk mund të bllokojë zhvillimin e referendumit popullor për heqjen e imunitetit, me pretendimin se ky proces duhet të kalojë domosdoshmërisht me shumicë të cilësuar në Parlament.
Alibeaj komenton edhe draftin e propozuar nga Partia Socialiste për këtë proces, ku hedh hije dyshimi në seriozitetin e qëndrimit të opozitës për këtë. Deputeti demokrat thotë gjithashtu se referendumi është edhe nje testim paraprak elektoral për cilëndo forcë politike.