OSSH: Rritje e çmimit të energjisë në 2010
Në muajin shtator, Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të aplikojë pranë Entit Rregullator për të rritur çmimin e energjisë elektrike, për periudhën 1 janar 2010.
TIRANE- Për herë të parë, këtij viti do të aplikojnë për çmim të ri të gjithë subjektet e licencuara, ku përfshihen kompania e prodhimit, ajo e shpërndarjes si dhe kompania e transmetimit të energjisë. Por, pavarësisht kësaj, kryetari i Entit Rregullator, Bujar Nepravishta thotë se, kjo procedurë e re nuk do të ndikojë në kostot e energjisë që do të paguajë konsumatori.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të aplikojë në shtator, pranë Entit Rregullator për të rritur çmimin e energjisë elektrike, për periudhën 1 janar 2010.
Pronarët e rinj çekë të OSSH-së do të bëjnë propozim edhe për të ndryshuar kontratën me konsumatorët. Kreu i ERT-së, Nepravishta shpjegon se qytetarët do të jenë më të favorizuar dhe me më shumë të drejta.
Drejtuesit e kompanisë OSSH janë në fazën e pajisjes me matës të energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët. Synimi është që të shmanget në maksimum faturimi i energjisë aforfe.
(s.g/GSH/BalkanWeb)