Motoçikleta përplaset me furgonin, plagoset 1
Një aksident është shënuar sot në Fushë Krujë, ku një motoçikletë e cila drejtohej nga një adoleshent është përplasur me një furgon pasagjerësh. Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës.
FUSHE KRUJE- Një aksident i rëndë është shënuar orët e pasdites së sotme në dalje të qytetit të Fushë Krujës. Një motoçikletë, e cila drejtohej nga një adoleshent është përplasur me një furgon pasagjerësh dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës Gëzim Caca nga fshati Larush i Fushë Krujës.
Burime nga vend ngjarja thonë gjithashtu se motori rrezikoi edhe disa fëmijë që luanin aty pranë. Policia e cila mbërriti në vend ngjarje konstatoi se shkak i aksidentit ishte shpejtësia e madhe e lëvizjes së motoçikletës. (a.r/news24/balkanweb)