E Shtunë, 31 Tetor 2026

MPJ: Proces i rëndësishëm për Kosovën

11/12/2008  Funksionimi i EULEX

Ministria e Jashtme shqiptare mirëpret fillimin e funksionalizimit të Misionit EULEX, në gjithë territorin e Kosovës. MPJ e konsideron këtë si një proces të rëndësishëm jo vetëm për të ardhmen e Kosovës, por dhe të të gjithë rajonit. “Shprehim bindjen se ky mision do të përmbushë me sukses të plotë përgjegjësitë e veta, në funksion të garantimit të shtetit ligjor dhe arritjes së standardeve evropiane, duke e shkurtuar rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE dhe në NATO”, thuhet në deklaratë. Duke rikonfirmuar mbështetjen e fuqishme për autoritetet zyrtare të Kosovës dhe gatishmërinë e tyre për të bashkëpunuar me EULEX-in, në përputhje me Kushtetutën dhe Planin Ahtisari, MPJ është e bindur se Kosova ka kapacitetet e nevojshme për të përballuar me sukses të plotë edhe përgjegjësitë e reja që do të marrë me përmbylljen e Misionit të Kombeve të Bashkuara.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›