PSD-LSI: "Dosjet" po godasin demokracine
Partite e majta, LSI dhe PSD kane reaguar dje per ligjin e "Dosjeve". Nje dite pasi KE shprehu rezerva rreth ligjit, dy partite kane mbeshtetur deklaraten e Strasburgut, duke akuzuar se mazhoranca po godet ligjshmerine ne vend. Nenkryetari i PSD, Engjell Bejtaj vleresoi se mazhoranca duke futur ne fuqi kete ligj, futet gjithashtu ne konflikt te hapur me demokracine ne teresi dhe ne menyre te drejtperdrejte me SHBA dhe BE. Ai kujtoi edhe deklaraten me te fundit te kryeministrit per Kushtetuesen, duke perngjasuar situaten ne Shqiperi me ate te vendeve afrikane. "Kjo do te eshte e patolerueshme edhe per nje demokraci te modelit afrikan", tha Bejtaj duke shtuar se ligji i "Dosjeve", qe me hyrjen e tij ne fuqi ka cenuar rende edhe standardin e zgjedhjeve te ardhshme. Po dje kryetari i KDK ne LSI, Edmond Haxhinasto tha se ligji i lustracionit, eshte goditja me e fundit qe kjo mazhorance i ben ligjshmerise ne vend. "Nuk ka asnje dyshim se ligji per "Dosjet" nuk eshte bere per t'u zbatuar, por per t'u perdorur ne menyre selektive nga mazhoranca e sotme, si nje mjet presioni per te frikesuar e intimiduar prokurore e gjykates, te cilet po hetojne aferat korruptive te kesaj qeverie", ka deklaruar Haxhinasto. Duke theksuar se ky ligj nuk eshte gje tjeter, vecse pjese e arsenalit elektoral te Berishes.
Reagimi i PS
"Nuk do ta komentoja fare kete deklarate te tij. Kryeministri eshte sot hajduti me i madh i ketij vendi dhe perqendroni vemendjen te hajduteria e tij, por jo te cdo teme qe hedhe kryeministri per ju, me qellim qe te terheq vemendjen nga vjedhjet qe po ben ne te gjithe territorin e vendit", tha Brace.