E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blair viziton sot territoret palestineze

Gaza-Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i emëruar si i dërguar speciali në Lindjen e Mesme, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Rripin e Gazës, që kontrollohet nga grupi palestinez, Hamas. Kjo është vizita e parë e Blairit që nga caktimi i tij në këtë post, dy vjet më parë. Blair do të diskutojë përpjekjet për riparimin e dëmeve të shkaktuar nga ofensiva izraelite gjatë janarit të këtij viti. Blair shërben si i dërguar special i Katërshes për Lindjen e Mesme (SHBA, BE, OKB, Rusi) i ngarkuar për forcimin e ekonomisë palestineze dhe nxitjen e procesit të paqes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›