Milo: Ligji i dosjeve, pengon integrimin në BE

Paskal Milo, kreu i Partisë Demokracia Sociale e konsideroi ligjin e dosjeve si një problem për shqiptarët dhe jo për opozitën pasi pengon integrimin në BE. "Ky ligj nuk është demokratik dhe këtë e tregon reagimi i komunitet ndërkombëtar. Reagimi për dosjet ka ardhur gradualisht, të gjithë janë kundër këtij ligji, dhe vetëm mazhoranca nuk do ta kuptojë këtë", tha Milo. Sipas tij qeveria duhet ta kuptojë që nuk mund të jetë kundër ndërkombëtarëve dhe duhet të tërhiqet sa më parë që mos të dëmtojë imazhin e Shqipërisë. Zëvendës presidentin e shkarkuar të Asamblesë Parlamentare në KE Aleknsadër Biberajn, Milo e vlerësoi si një përfaqësues të denjë të delagacionit shqiptar, dhe delegacioni ka punuar në mënyrën më të mirë të mundshme prej tij. "Sa më shumë Biberaj të ketë PD-ja aq më e mirë do jetë ajo, aq më e mirë do jetë politika shqiptare", theksoi kreu i PDS-së. Sipas Milos është i pakuptimtë shkarkimi i Biberajt, por nëse ka arsye të brendshme partiake, në mënyrë më absolute duhet të ishin eleminuar. Lidhur me zgjedhjet e ardhshme, Milo vlerësoi se "Procesi i ngritjes së KQZ-së po vonohet, po ashtu si edhe procesi i kartave të identitetet dhe kjo lë dyshime për zgjedhje të lira dhe të ndershme në qershor". Paskal Milo deklaroi se PDS dhe PS do jenë bashkë në zgjedhje, dhe një koalicion tjetër do të përfaqësohet nga LSI-ja, po e njëjta gjë, sipas tij, do jetë edhe në kampin e djathtë.