E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu: Shqiptarët me identitet evropian

Prizren-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu deklaroi nga Prizreni se identiteti në esencë është ai evropian. “Identiteti që kemi në esencë është evropian me tolerancë shpirtërore unikale që nuk e gjejmë besoj edhe në vendet e tjera dhe është me rëndësi që kjo të rrezatojë te të gjithë”-theksoi Sejdiu, gjatë urimit që i drejtoi të gjithë besimtarëve katolikë.

Gjatë një takimi që pati me Dodë Gjergjin, dielën Ipeshkvinë e Kosovës në Prizren, Sejdiu ka përgëzuar të gjithë besimtarët e krishterë shqiptar dhe të tjerë, duke theksuar se festa e Pashkëve është festë e paqes, dashurisë dhe e shpresës, si dhe e përkushtimit të përbashkët për të pasur ditët sa më të mira për të gjithë qytetarët e vendit tonë.

Edhe me këtë rast, Sejdiu i falënderoi vendet mike të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Bashkimit Evropian për ndihmën e përgjithshme dhënë Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›