PSD e PDK: Më 21 janar të rrëzojmë qeverinë Berisha
TIRANE- Partitë e opozites u kane bërë thirrje sërish sot shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në demostratën e 21 janarit.
Kreu i PSD Skënder Gjinushi dhe ai i PDK Nard Ndoka deklaruan se shqiptarët duhet të largojnë me protesta qeverine aktuale që ka zhytur vendin në korrupsion.
Kreu i PSD-së shkoi më tej duke i kërkuar shqiptarëve të ndjekin shembullin e Tunizisë, ku aktualisht po zhvillohen protesta të dhunshme antiqeveritare
“Duhet larguar qeveria më e korruptuar në Evropë... më e korruptuar se ato në Ruanda dhe Uganda dhe Shqipëria duhet të ndjekë të paktën shembullin e Tunizisë. Videoja është vetëm një ilustrim spektakolare i llumit të kësaj qeverie, erën e të cilit shqiptarët e ndjejnë cdo ditë.”
Sipas Gjinushit cimkat nuk janë profesion i opozitës, por i kësaj qeverie, ku ministri dhe zv kryeministri spiunojnë njëri tjetrin dhe janë profesion i LSI-së ku nënkryetari e kryetari spiunojnë njëri tjetrin. “Cdo qeveri me sado pak moral do e kishte dhënë dorëheqjen vetë dhe qeveria e sotme nuk e ka një moral të tillë. Sala e do një të shtyme. Këtë të shtyme do ja japin shqiptarët më 21 janar.
Nga ana e tij kreu i Partisë Demokratike Kristiane, Nard Ndoka deklaron se vetëm zgjedhje të reja politike i japin fund krizës dhe garantojnë një qeverisje normale dhe të ligjshme.
“PDK kërkon zgjedhje të reja politike, sepse zgjedhjet e 28 qershorit ishin të manipuluara dhe qeveria e kryeministri refuzuan transparencën duke futur vendinnë krizë politike” – deklaroi sot Ndoka nga selia e PDK-së.
Sipas Ndokës, “për kryeministrin Berisha i dënueshëm dhe amoral është denoncimi i vjedhjes dhe jo banda e hajdutëve që qeveris sot vendin” dhe i bëri thirrje shqiptarëve të bashkohen në protestë për të larguar kryeministrin Berisha një orë e më parë nga qeverisja e vendit.
(s.g/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: PSD e PDK: Më 21 janar të rrëzojmë qeverinë Berisha