E Shtunë, 31 Tetor 2026

Has, e zë masivi 30 vjecari humb jetën në minierë

HAS- Një 30 vjecar humbi jetën sot në mesditë teksa po nxirrte krom në minierën e fshatit Golaj të Hasit. Sipas dëshmive të kolegëve të tij viktima Bilbil Brati kishte qenë duke gërmuar kur një masiv dheu e ka zënë përsipër. Ka qenë e kotë ndërhyrja e shokëve pasi i riu ka gjetur vdekjen e menjëhershme. I riu është nxjerrë i pajetë nga miniera. Brenda një muaji ky është viktima e dytë në minierat e qarkut të Kukësit.
(NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›