"Gërdeci" trondit edhe tatimorët
Shpërthimi në Gërdec ka tronditur edhe tatimorët. Tre punonjës të Tatimeve janë shkarkuar dje nga detyra, pasi suk kanë zbatuar detyrat e tyre funksionale. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bëri të ditur dje, se pasi shqyrtoi përgjegjësitë tatimore që lidhen me ngjarjen e Gërdecit, konstatoi se ka pasur mangësi në zbatimin e detyrave funksionale nga punonjës të kësaj administrate.
"Për këtë u morën disa masa administrative: Shkarkim nga detyra i përgjegjësit të sektorit të policisë tatimore në Tiranë, Dan Xhepexhia; shkarkim nga detyra i përgjegjësit të zyrës rajonale, Klodian Beqollari, ish-oficer i policisë tatimore në zonë, duke ndërprerë menjëherë kontratën e punës; shkarkim nga detyra i oficerit të policisë tatimore, Muhamet Curra, i ngarkuar me detyrën e koordinatorit të sektorit, duke i ndërprerë gjithashtu në mënyrë të menjëhershme kontratën e punës", sqaruan burimet zyrtare të autoriteteve tatimore.
Protesta
Ndërkohë, kanë ardhur reagimet e para edhe për listën e publikuar nga autoritetet vendore të Vorës mbi dëmet e shkaktuara nga shpërthimi i fuqishëm i 15 marsit në Gërdec. Disa dhjetëra banorë të këtij fshati, por edhe të zonave përreth janë mbledhur dje para Bashkisë së Vorës, duke protestuar. Sipas tyre, lista është e pasaktë dhe nuk është reale. "Lista e publikuar është e pasaktë në vlerësimin që u është bërë dëmeve, pasi dëmtimi material i tyre është më i madh", shprehen banorët, të cilët kanë protestuar edhe disa ditë më parë.
Një pjesë e tyre, të cilët mbetën të dëmtuar nga tragjedia e Gërdecit janë mbledhur në dyert e Bashkisë së Vorës, duke protestuar pas daljes së listës së plotë të personave dhe dëmeve që këta të fundit kanë pësuar. Banorët kanë shprehur ankesat e tyre, teksa pretendonin për të disatën herë se lista e publikuar është e pasaktë në vlerësime, pasi dëmtimi material i tyre është më i madh.
Nga ana tjetër, kryebashkiaku i Vorës, Fiqiri Ismaili, i cili deklaroi fillimin e procesit të dëmshpërblimeve për të gjitha familjet e dëmtuara, si dhe listën e plotë të dëmeve të publikuara, theksoi se për çdo ankesë do të ngrihet një grup i posaçëm. Ndërkohë që është krijuar dhe një tjetër fond emergjence për zonën "Marqinet 1" dhe kryesisht për ato familje që kanë pësuar dëmet më të rënda.
Fatura miliardere
Sipas deklaratave të para të ministrit Gazmend Oketa, dëmi llogaritej në 6 miliardë dollarë, ndërsa ishin rreth 1500 dosje për çdo pasuri që ka pësuar dëme, duke përcaktuar hollësisht nëse janë dëme të lehta, të mesme apo të rënda. Sipas Oketës, për çdo dosje do të ketë një vlerësim të veçantë, ndërsa ato banesa që janë dëmtuar më rëndë, do të rindërtohen në bazë të kostos së tregut në Tiranë. Vlera e dëmit prej 1,5 miliardë lekësh e përcaktuar nga qeveria ka hasur menjëherë në kundërshtitë e para. Sipas opozitës dhe ekspertëve, vlerësimi me çmimin e tregut, që qeveria ka bërë, nuk parashikon dëmshpërblim të plotë.