PSE NUK MBLIDHET KONFERENCA GJYQëSORE KOMBëTARE?
Ndërkohë që vetë gjyqësori si pushtet përbëhet nga një sistem organesh të vendosura në tre nivele, por pa vartësi hierarkike prej njëri-tjetrit, Konferenca Gjyqësore Kombëtare është një institucion kushtetues gjithëpërfshirës dhe ekskluziv i gjyqtarëve të Republikës.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë është një organ kushtetues që përbëhet nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Gjykatës së Lartë, ministri i Drejtësisë, 3 anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi, si dhe 9 gjyqtarë të të gjitha niveleve, të cilët zgjidhen nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare. Këshilli i Lartë i Drejtësisë i propozon Presidentit të Republikës emërimin e gjyqtarëve, me përjashtim të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, dhe vendos për transferimin e gjyqtarëve, si dhe për përgjegjësinë e tyre disiplinore sipas ligjit.
Po bëhet një kohë relativisht e gjatë që Konferenca Gjyqësore Kombëtare de facto është bërë inekzistente dhe kjo gjendje ka krijuar një impakt negativ për legjitimitetin e veprimtarisë e të vendimmarrjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Kjo gjendje ka një reflektim negativ në gjithë veprimtarinë e pushtetit gjyqësor dhe përbën një shqetësim serioz për të ardhmen e vendit tonë.
Konferenca Gjyqësore Kombëtare ka lindur fillimisht si një bashkim vullnetar gjithëpërfshirës i gjyqtarëve të Republikës dhe, si e tillë, ka vepruar në vitet 1993, 1994, 1995. Më vonë në vitet që pasuan, për arsye të ndryshme, veprimtaria e saj është zbehur dhe është ndërprerë.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, e miratuar dhe hyrë në fuqi në nëntor 1998, e parashikoi në mënyrë të shprehur Konferencën Gjyqësore Kombëtare si një trupë që ka të drejtën dhe përgjegjësinë për të zgjedhur 9 anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga radhët e gjyqtarëve të të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor. Ky funksion kushtetues kërkonte që gjyqtarët e Republikës të konstituonin një trupë gjithëpërfshirëse në funksion të mbrojtjes së pavarësisë e të forcimit të integritetit të gjyqësorit.
Një vit pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës, në dhjetor 1999, në një mbledhje të përgjithshme të gjyqtarëve u bë konstituimi i Konferencës Gjyqësore Kombëtare. Veç bazës kushtetuese të parashikuar në nenin 147/1 të Kushtetutës dhe në pajtim me nenet 7, 135/1, 144 dhe 145/1 të saj, veprimtaria e Konferencës Gjyqësore Kombëtare është rregulluar edhe prej Statutit e prej Kodit të Etikës Gjyqësore, të miratuara prej saj. Ajo ka ratifikuar gjithashtu Kartën Europiane për Statusin e Gjyqtarit.
Gjatë një periudhe 5-vjeçare, Konferenca Gjyqësore Kombëtare krijoi profilin e saj të dyfishtë, si institucion kushtetues dhe njëkohësisht si bashkim vullnetar apo shoqatë e gjyqtarëve. Gjatë këtyre viteve ajo është organizuar, ka funksionuar normalisht, dhe ka zhvilluar veprimtari të shumta, duke u asistuar prej Konferencës Gjyqësore të ShBA, Këshillit të Europës e institucione të tjera ndërkombëtare, si dhe nga një numër gjyqtarësh e juristësh të shquar nga ShBA, Franca e nga vende të tjera europiane.
Mbledhja vjetore e Konferencës, që u mbajt në datat 8-9 dhjetor 2004, diskutoi gjerësisht rreth domosdoshmërisë së reformimit të mëtejshëm ligjor, institucional dhe organizativ të K.Gj.Kombëtare. Në këtë drejtim u morën në konsideratë edhe disa vlerësime e rekomandime të institucioneve ndërkombëtare. Për shembull, në një raport të asaj kohe të Misionit të BE-së për Vlerësimin e Çështjeve të Drejtësisë dhe të Punëve të Brendshme, ndër të tjera thuhej: "...gjykatësit duhet të kenë besim në vetvete dhe duhet të jenë në gjendje t‘i zgjidhin problemet që kanë brenda gjyqësorit bashkërisht... Konferenca e Gjyqësorit konsiderohet nga disa si ‘e dobët‘, por që mund të jetë me vlera potenciale. Gjyqësori ka nevojë për një platformë dhe Konferenca mund të shërbejë për ngritjen e saj. Ajo ka nevojë për personel të përshtatshëm (një administratë të përkushtuar dhe jo thjesht vullnetare) dhe të ketë burime financiare; ajo duhet të jetë në gjendje të botojë materiale dhe të veprojë si një forum për diskutime të hapura të problemeve me interes për gjyqësorin si i tërë...".
Në Indeksin e Reformës Gjyqësore (2004) të përgatitur nga ABA - CEELI (Shoqata e Juristëve Amerikanë - Iniciativa Ligjore për Vendet e Europës Lindore), ndër të tjera theksohej: "...Për shkak të paqartësisë së shumicës për statusin e saj ligjor, Konferenca Gjyqësore Kombëtare ka treguar se nuk është efektive si një shoqatë gjyqësore... Lidhur me paqartësitë mbi statusin ligjor dhe kompetencat e Konferencës Gjyqësore Kombëtare ka pasur mjaft diskutime mbi propozimin e legjislacionit për sqarimin e këtyre çështjeve...".
Në mbledhjen vjetore të fundvitit 2004, pasi u diskutua gjerësisht rreth këtyre problematikave, u konkludua që krahas dispozitave kushtetuese dhe normave të brendshme të Statutit e të Kodit të Etikës Gjyqësore, ishte i nevojshëm edhe miratimi i një ligji për organizimin dhe funksionimin e Konferencës si institucion kushtetues, në referim të nenit 6 të Kushtetutës. Projektligji ishte përgatitur që më parë nga gjyqtari i shquar amerikan, i nderuari John Walker, në atë kohë Kryetar i Gjykatës së Apelit të Rrethit të dytë të ShBA, i mbështetur nga një projekt i financuar nga qeveria e ShBA. Projekti u prezantua dhe u diskutua në mbledhjen vjetore të Konferencës dhe u shndërrua në ligj nga Kuvendi i Shqipërisë në maj 2005. Ligji i dha frymëmarrje më të gjerë e më të plotë Konferencës si institucion, mbasi rregulloi këto drejtime themelore: statusin juridik, funksionet dhe kompetencat e saj, strukturën organizative, kriteret dhe procedurat për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga radhët e gjyqtarëve, problemet e buxhetit të gjyqësorit, të mbështetjes administrative, teknike e shkencore të Konferencës etj. Krahas kompetencës kushtetuese për zgjedhjen e 9 anëtarëve të KLD-së, shumë norma statutore u kthyen në detyrime ligjore për t‘u njohur e respektuar nga institucionet e tjera të shtetit, si për shembull promovimi i pavarësisë së gjyqësorit, përcaktimi i politikave që duhen zbatuar nga gjykatat shqiptare, paraqitja e propozimeve dhe rekomandimeve tek autoritetet përkatëse shtetërore për një administrim të paanshëm dhe efikas të gjykatave, si dhe bërja e propozimeve për përmirësimin e kuadrit ligjor e institucional të pushtetit gjyqësor.
Pas miratimit të ligjit, Konferenca Gjyqësore Kombëtare funksionoi normalisht në vitet që pasuan, u organizua më mirë dhe ishte më efektive. Ligji eliminoi statusin e saj të dyfishtë dhe sui generis si institucion kushtetues dhe si shoqatë e gjyqtarëve. Vitet e fundit u krijuan mbi baza vullnetare edhe dy shoqata të gjyqtarëve, të cilat, si organizma të shoqërisë civile të krijuara në respektim të së drejtës themelore të organizimit kolektiv, nuk mund ta zëvendësojnë apo përjashtojnë Konferencën Gjyqësore Kombëtare të parashikuar në mënyrë të shprehur nga Kushtetuta.
Konferencën Gjyqësore Kombëtare e lashë në një gjendje funksionale aktive në qershor 2008, kur u largova nga drejtimi i saj për shkak të mbarimit të mandatit tim si Kryetar i Gjykatës së Lartë.
Më pas, njëra prej shoqatave të gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë, e atakoi ligjin në Gjykatën Kushtetuese dhe kjo gjykatë, me vendimin e saj nr. 25, datë 05.12.2008, e shpalli atë të papajtueshëm me Kushtetutën dhe e shfuqizoi tërësish. Arsyeja kryesore e shfuqizimit të ligjit ishte procesi i parregullt për miratimin e tij. Sipas Gjykatës Kushtetuese, ligji duhej të ishte miratuar me një shumicë të cilësuar prej 3/5 të deputetëve dhe jo me shumicë të thjeshtë. Unë nuk e shoh të nevojshme e të dobishme të bëj komente e kritika ndaj këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, por dua të theksoj se, po të ishte gjykuar çështja në kohën para mbarimit të mandatit tim, do të paraqitesha para asaj gjykate me cilësinë e Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, së bashku me ekspertët e shquar amerikanë që përgatitën projektin e ligjit, dhe do të parashtroja argumente bindëse për të vendosur të kundërtën. Gjithsesi, ky është një problem i kaluar dhe nuk është e dobishme të diskutohet në këtë këndvështrim.
Ajo që pasoi pas shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese ishte dhe vazhdon të jetë një gjendje absurde: Shfuqizimi i ligjit u konsiderua si shfuqizim i vetë Konferencës Gjyqësore Kombëtare, pavarësisht se vetë Gjykata Kushtetuese në vendimin në fjalë është shprehur se: "...në kuptim dhe të nenit 4 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Gjykata vlerëson se neni 147, pika 1 [i Kushtetutës], që ka sanksionuar kompetencën e Konferencës Gjyqësore Kombëtare për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë nga gjyqtarët e të gjitha niveleve, mbetet një dispozitë e zbatueshme në mënyrë të drejtpërdrejtë".
Siç kemi shpjeguar më lart, Konferenca Gjyqësore Kombëtare është konstituuar dhe ka funksionuar rregullisht disa vite para miratimit të ligjit, në bazë të Kushtetutës dhe të rregullave të saj të brendshme, madje ajo ka funksionuar për disa vite edhe para miratimit të Kushtetutës. Të pranosh të kundërtën, domethënë ta delegjitimosh KGJK, pavarësisht bazës së saj kushtetuese dhe normave të brendshme që rregullojnë funksionimin e saj, do të thotë të krijosh një precedent të rrezikshëm që minon themelet e sistemit tonë demokratik dhe të shtetit tonë të së drejtës. Delegjitimimi i Konferencës Gjyqësore Kombëtare do të thotë delegjitimim i zgjedhjes së të gjithë anëtarëve të KLD të zgjedhur nga radhët e gjyqësorit pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës. Për rrjedhojë, do të konsiderohej se kanë pasur dhe kanë legjitimitet si anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë vetëm Presidenti, Kryetari i Gjykatës së Lartë, ministri i Drejtësisë dhe tre anëtarët e zgjedhur nge Kuvendi i Shqipërisë. Të tjerët, si ata që u ka mbaruar mandati, edhe ata që janë aktualisht në detyrë, do të konsiderohej që kanë qenë apo janë ilegjitimë. Për rrjedhojë, e gjithë vendimmarrja e KLD-së, që prej miratimit të Kushtetutës e deri më sot, do të konsiderohej ilegjitime. Edhe veprimtaria e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, si dhe e vetë KLD, gjatë kohës që ligji i Konferencës ishte në fuqi, do të konsiderohej ilegjitime, sepse vendimi i Gjykatës Kushtetuese që shfuqizoi ligjin i shtrin efektet ab inicio, domethënë që nga koha e miratimit të ligjit.
Këtë gjendje absurde të krijuar artificialisht në gjyqësor pas shfuqizimit të ligjit të KGJK, nuk duhet ta lejojnë të vazhdojë më tej gjyqtarët e përgjegjshëm të Republikës, që jam i bindur se formojnë shumicën dërrmuese. Kjo gjendje i shkon për shtat vetëm një pakice servile, mediokre apo të korruptuar. Aq më tepër, nuk duhet të endemi nëpër mjegullën që përhapin në opinionin publik, ndoshta jo me keqdashje e duke besuar se veprojnë mirë, disa gazetarë apo analistë, që pretendojnë të thonë fjalën e fundit për gjithçka, edhe për gjëra që nuk i kuptojnë, duke dhënë opinione që kalojnë nga "vetadministrimi titist" te "mendimet filozofike të John Lock"(?!) Gazetari mund të ketë plotësisht të drejtë kur shprehet se John Lock ka thënë se pa ligj nuk ka liri për askënd, as për gjyqësorin. Kjo është e vërtetë, edhe sikur të mos ta ketë thënë John Lock. Megjithatë, koncepti i ligjit është më i gjerë se koncepti i ligjit si akt normativ i nxjerrë nga Parlamenti. Për më tepër, në atdheun e John Lock, Britaninë e Madhe, nuk ka Kushtetutë të shkruar, por kushtetutshmëria funksionon në mënyrë perfekte. Atje, krahas të drejtës statutore, burim kryesor i së drejtës janë precedentët. Por le të kthehemi në vendin tonë. Ndryshe nga koha kur kritikonim vetadministrimin jugosllav", ndërkohë që Kushtetutën tonë e kishim kthyer në një pamflet mediokër politik, sot, si në të gjitha vendet e botës perëndimore, vetë Kushtetuta është ligj, madje ligji themelor i shtetit. Kushtetuta i detyron gjyqtarët e Republikës që, edhe në mungesë të një ligji të miratuar nga Kuvendi, ashtu siç kanë vepruar edhe më parë, të mblidhen, të vendosin disa rregulla, t‘i respektojnë rigorozisht ato, dhe me ndërgjegje të lartë e përgjegjshmëri, pa ndërhyrje nga jashtë, të zgjedhin përfaqësuesit e tyre më të mirë për t‘i përfaqësuar në Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Shumë më mirë do të ishte të kishin në dorë ligjin e miratuar nga Kuvendi, por miratimi i tij nga Kuvendi me shumicën e cilësuar prej 3/5 kërkon kohë dhe koha nuk pret. Këshilli i Lartë i Drejtësisë nuk mund të funksionojë rregullisht e të marrë vendime, duke pasur ende në përbërje anëtarë që u ka mbaruar mandati shumë kohë më parë. Është e vërtetë që një dispozitë e ligjit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë parashikon se anëtari i KLD-së qëndron në detyrë deri në emërimin e anëtarit të ri, por, gjithashtu, një dispozitë tjetër e detyron Konferencën Gjyqësore Kombëtare që të mblidhet dhe të zgjedhë anëtarin e ri të Këshillit të Lartë të Drejtësisë brenda 45 ditëve nga krijimi i vendit vakant. Qëndrimi në detyrë i anëtarit, që i ka mbaruar mandati, edhe pasi të kenë kaluar 45 ditë, nuk mund të konsiderohet paligjshmëri në kuptimin formal, por ajo që nuk është e arsyeshme nuk mund të jetë e drejtë dhe drejtësia qëndron mbi ligjin. Këtu nuk flitet për drejtësi në një kuptim të përgjithshëm, të papërcaktuar e abstrakt, por për drejtësi kushtetuese, e cila me një normë të shprehur ka përcaktuar një mandat 5-vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme. Gjithashtu, dispozita që parashikon qëndrimin në detyrë edhe pas mbarimit të mandatit, e që për mendimin tim ngjall dyshime për pajtueshmërinë kushtetuese të saj, është përjashtim nga rregulli, prandaj gjyqësori nuk duhet të lejojë krijimin e situatave të tilla që përjashtimin e kthejnë në rregull. Aq më tepër që në këtë rast nuk bëhet fjalë për një, por për disa anëtarë të KLD-së.
Komuniteti i gjyqtarëve të Republikës nuk mund të përdorë gjithashtu si alibi për mosmbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare, siç flitet rëndom në mjedise të caktuara, të ashtuquajturën pengesë nga ana e politikës, sepse për këtë problem politika nuk ka sjellë ndonjë pengesë. Këtë alibi e rrëzoi me deklaratën e saj zonja Topalli, Kryetare e Kuvendit, njëkohësisht një nga drejtuesit më të lartë të Partisë Demokratike në pushtet. Sipas mediave, ajo është shprehur se "Kuvendi mbështet të drejtën e gjyqësorit që të ndërmarrë çdo nismë, në përputhje me Kushtetutën e vendit, për të zëvendësuar anëtarët me mandate të skaduara dhe për të plotësuar vendet vakante në KLD". Kjo deklaratë kuptimplotë e Kryetares së Kuvendit duhet të përshëndetet dhe të vlerësohet seriozisht nga gjyqësori. Nga ana tjetër, është marrëzi e paparë të udhëhiqesh nga deklaratat e papërgjegjshme, delirante e mediokre të zëvendëskryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Kryetares së Shoqatës së Gjyqtarëve. Si mund të konsiderohen delegjitime vendimet e marra në zbatim të një detyrimi të shprehur në Kushtetutë të një Konference gjithëpërfshirëse të gjyqtarëve të Republikës, të mbledhur rregullisht e që funksionon sipas disa rregullave procedurale të gjithëpranuara e të miratuara nga ajo vetë(?!)
Në përfundim, me autoritetin moral të personit që për një mandat 9-vjeçar ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe, brenda këtij mandati njëkohësisht edhe detyrën e Kryetarit të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, i bëj thirrje Kryetares së Gjykatës së Lartë dhe gjithë gjyqtarëve të përgjegjshëm të Republikës që të mbledhin, sa më shpejt që të jetë e mundur, Mbledhjen Zgjedhore të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe të procedojnë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KLD-së për të plotësuar vendet vakante në këtë institucion kushtetues. Ju lutem, mos lejoni që disa persona të papërgjegjshëm ta zhysin gjithë gjyqësorin në papërgjegjshmëri dhe në kaos, mos lejoni të minohen themelet e sistemit tonë kushtetues. Ky do të ishte një gabim fatal që nuk do t‘jua falte historia.
*Ish-kryetar i Gjykatës së Lartë (1999-2008)