PSG ‘ngushëllohet’ me Damiaon

Paris Saint Germain vazhdon të kërkojë futbollistë brazilianë. Pas ardhjes së mbrojtësit të majtë Maxwell nga Barcelona, dështimit për të arritur marrëveshje për blerjen e Patos i cili mbeti në Milan, klubi francez është hidhur pas talentit Leandro Damiao.
Sipas të përditshmes sportive franceze L’Equipe, sulmuesi 22 vjeç i Internacionalit mund të transferohet në PSG gjatë këtij afati kalimtar të janarit.
Pengesa e vetme për realizimin e kësaj është dëmshpërblimi në kontratën e tij me Internacionalin, që qëndron në 60 milionë euro.