E Shtunë, 31 Tetor 2026

Trezeguet prezantohet në River Plate

Ish sulmuesi i Francës, David Trezeguet është prezantuar si futbollist i River Plates në rikthimin e tij në Argjentinë, shtet ku e kishte filluar karrierën.

34 vjeçari bëri hapat e parë te skuadra argjentinase Platense, kurse iu bashkua River Plates pas përfundimit të aventurës së shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe te Bani Yas.

Gjiganti nga Buenos Aires aktualisht është në ligën e dytë të Argjentinës. “Ndihem mirë dhe mezi pres fillimin e kësaj sfide”, tha Trezeguet për as.com.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›