E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eto’o pensionohet në Anzhi

Sulmuesi kamerunas Samuel Eto’o ka thënë se synon të qëndrojë në klubin nga Premierliga ruse Anzhi Makhachkala deri në përfundim të karrierës së tij.

“Kurrë nuk kam menduar të largohem nga Anzhi nga dita që erdha këtu. As për një sekondë të vetme”, tha katër herë futbollisti më i mirë afrikan i vitit për ueb faqen zyrtare të klubit.

“Mbi të gjitha, synoj të luaj në Anzhi deri në përfundim të karrierës time”, shtoi ai. Pavarësisht ardhjes në klubin ambicioz rus në gusht të vitit të kaluar, Eto’o vazhdimisht është spekuluar me huazim ose largim nga Anzhi, që gjendet në Dagestan, një prej regjioneve më të varfra dhe të dhunshme të Rusisë.

“Jam i lumtur që luaj në Anzhi dhe synoj të fitoj diçka të rëndësishme me klubin tim. Ndoshta në Ligën e Kampionëve nëse kemi fat. Dhe shpresoj të jem në gjendje të luaj edhe pesë ose gjashtë vite tjera para se të pensionohem”, u shpreh ish sulmuesi i Interit.

30 vjeçari Eto’o theksoi se asnjëherë nuk ka qenë cak i fyerjeve raciste në Rusi. “Nuk kam për çka të ankohem. E di se Roberto Carlos ka pasur probleme të caktuara para ardhjes time në Makhachkala, por ky problem nuk më është shfaqur mua”, përfundoi Eto’o.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›